Miriami dhe Albani, ende kanë shpresë
Edhe pse ëndrra e çiftit, Miriam Cani e Alban Skënderaj, për të qenë pjesë e festivalit Europian, që zhvillohet në datë 10 Maj në Dusseldorf, dështoi, ata vazhdojnë ta lançojnë këngën “Ende ka shpresë”, nga një televizion në tjetrin. Pak javë më parë, ata prezantuan këngën me klip, në platformën Digitalb, ndërsa në “Dancing” e kanë sjellë atë në anglisht (një variant i përgatitur ndoshta pikërisht për në Eurovizion). Megjithatë, sikurse e thotë edhe titulli i këngës, për ta “Ende ka shpresë”, që një ditë të marrin pjesë në një kompenticion të këtij lloji!