E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 1 shtator 1928 Shqipëria shpallet monarki

Paqëndrueshmëria politike e vendit në vitet '20 detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga Republikë në Monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe Parlamenti më 30 gusht 1928 vendosi që Asambleja Kushtetuese të shpallë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme. Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Ahmet Zogun Mbret të Shqiptarëve, nën emrin Zog I. Ai u betua: “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë!”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›