Retro/Press: C’eshte per te bere?
Sa do qe koha sot nuke na jép ghithe lirin’é saj per te folur si ghithekush ç’ka ne mendjé é ne zembere te ti, per shume fjale qe ndofta me tutjé munt te mérémi vésh ca me mire, mé madhia névoje é kesaj fatkéqé e ditezézé Shqiperi, te ciles ata me te mbedhéňte armiq i kane mbire ne ghi nga ghaku i saj, eshte te mos te largohémi téj é ketéj, po duké mblédhur te ghithe koke me koke t’i lidhémi vétem fjales qe- ç’eshte per te bere?
Koha sot eshte jo pak é égersuare, ç’do komp kerkon lirin é ti, cili do qe ne qofte eshte per te levduar, vétem névé, mé ate me te madhé hidherim munt t’a thém kete fjale, névé vétem po si ato dhit’é çakerdisura pa vath é pa bar, ne vént qe te kerkojme kulhoten tone neper visé ték mundim t’a ghéjme faré léhtazi, névé, pa ditur se ku vémi, hidhémi neper kopshta te lulezuara atje ku jo vétem-urine s’é shuajme dot, po dhé duké dashur te kaperxéjme visé qe sot s’kémi névoje dhé qe s’mundim, s’do as thene qe gjitheňe, ne mos é ndrofshim kete ruge, jémi né rézik dhé kémi per te rene mé turin.
Lé te rime as-tjéter, lé te mos japim rendesi punes qe ben niri e tjéteri, lé te harojme sot per sot ç’dem é te liga na kane sjélhe si ghithekush, mé qene qe ne ndodhjén qe ghéndémi s’jémi te zotrit. Kur nga shtepia timé dél tym e flake, cili valhe do te jéte ay m’i dhémshur mik qe te me thote sé- pse s’vjén te me ndish é te mbash uje sé me ka rene zjari? As noni; po si kur édhé ne me thente, mé qene qe é tija i dhémp me shume nga imija, mé ç’fjal é kam per te perzyér, dhé si puna do t’e deftén qe mé te vertét é paskam armik é jo mik, é téper do te jéte te thém.
Keshtu pra, per te sheruar mé ghithe séj te keqiat tona, s’esht as kéq é mékaçime, as nona pune shum é koklaviture, si é pandéhin noca, po per kundré faré é léhte. Qe kur kémi zene te harojme vétijat é prindervét é sterprindevé tane, kémi arire ne kete kaqe te zéze dite; lé te perpiqémi pra te bashkonémi rishtazi mé ato duké lene me n’ane bés é fé, édhé dashuria é memedhéut- e cila nga aqe jéte ka humbur rugen é saj téj é ketéj- nuk eshte per te menuar as pak qe te vije perseri ne shtrofken é pare. Miréfilhi eshte deftyer sot, te dashure memedhétare ne bote qe, kur te duham, as ndali nuke munt te ndaloje perparimét tona ne kete kaqe te bukure ruge qytéterie ték zume te écim tani.
ǒm’i math turp do te jéte ne qofte sé nga pertésia tone kthénémi prape ç’do pune? Valhe per sé? Sikur ne na pyéçin per sé rojme sé psé rime, valhe mé ç’fjale do te mundim t’u perghighémi? Nuke do te ish me mire ne ňa te tilhe te trubulhuar ore te çahésh dhéu mé dy dhé te na perpinté te ghalhe sé sa qe te rojme mé ate me te math turp, a po te dukémi qe présim bujq te huaj per te leruar arat tona, pastaj te kéne te dréjte te mbledhin dhe gruren é tyre? Jo, jémi miaft te zotrit qe te mos léme te huajte te na shartojne kombin tone, dhe miaft mé sénder qe te mos na lavdoréhén te tjéret duké thene se mé ndihmen é tyré dualhme ne ruge te dréjte.
Lé te mos na vije kéq, o velhézer, qe nuk érthme ne bote kur memedhéu tone lulezonté, osé qe s’ u-lindme me pastaj kur memedhéu tone ka per te lulezuar, po per kundre lé te gezonémi qe périudha é jétes tone goditi ne na te tilhe kohe ne te cilen memedhéu tone ka ate me te madhén névoje préj nésh, ne kohe, thém, qe dhe ay m’i vogeli sherbim munt te quhét si é vertéte pune trimerié.
V. Babatasi