E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 11 janar 1755 Alexander Hamilton

Alexander Hamilton u lind më 11 janar 1755. Ai ishte një prej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtarak, ekonomist, filozof dhe një prej juristëve të parë konstitucionalë amerikanë. Gjithashtu, shërbeu si i pari Sekretar i Thesarit të ShBA-ve. Si sekretar i Thesarit, ishte autori kryesor i politikave ekonomike të administratës së George Washington-it posaçërisht themelimit të Bankës Kombëtare, sistemit të tarifave dhe i marrëdhënieve tregtare me Britaninë. Ai u bë udhëheqësi i Partisë Federaliste, bartëse e ideve të tij, në opozitë me Partinë Demokratike-Republikane të udhëhequr nga Thomas Jeferson dhe James Madison.

Gjatë Revolucionit Amerikan ai ishte kapiten artilerie dhe më vonë u bë adjutanti i parë dhe i besuari i gjeneralit George Washington, shefit të shtabit të ushtrisë amerikane. Ai shërbeu sërish nën Washington-in në ushtrinë e ngritur për të shtypur Rebelimin Whiskey, një revoltë kundër taksave e fermerëve të Perëndimit amerikan në vitin 1794. Në vitin 1798 Hamilton-i bëri thirrje për mobilizim kundër Francës pas Çështjes XYZ dhe u emërua komandant i ushtrisë së re, të cilën e stërviti për luftë. Në fund, presidenti John Adams gjeti një zgjidhje diplomatike që e shmangu luftën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›