E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 14 shtator 1829 Traktati i Adrianopojës

Traktati i Paqes së Adrianopojës, i quajtur gjithashtu traktati i Edirnesë, i dha fund luftës ruso-turke (1828-1829). U firmos më 14 shtator 1829 në Adrianopojë nga konti rus Aleksey Orlov, ndërsa nga pala turke prej Abdyl Kadir-beut. Perandoria turke i dha të drejtë hyrjeje Rusisë në derdhje të lumit Danub dhe te kështjellat e Aklatsikesë dhe Akhaklait në Gjeorgji. Sulltani i njohu Rusisë kontrollin mbi Gjeorgjinë dhe Khanatët e Erivanit dhe Nakichevanit, të cilat i ishin dhënë Carit nga Persia, sipas Traktatit të Turkemneit një vit më parë. Traktati i hapi Dardanelet për të gjitha mjetet tregtare, duke çliruar kështu tregtinë e drithërave, gjënë e gjallë dhe drurin. Sipas Traktatit të Adrianopojës, Sulltani rigarantoi autonominë e Serbisë, të premtuar edhe më parë, premtoi autonominë e Greqisë dhe lejoi Turqinë të pushtonte Moldavinë dhe Valahinë derikur Perandoria Osmane paguante një shumë të madhe kompensuese. Sidoqoftë, nën modifikimet e një traktati të mëpasëm, këto kompensime u zvogëluan. Traktati gjithashtu vendosi kufijtë ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Valahisë në luginën e Danubit, duke i kaluar Valahisë një sërë rajonesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›