Retro/Press: Shqiperia ka armiq Halldupet, po me te teperit i ka ne gji te saj
Skendo Frasheri
Me duket ndonje here qe do vie nje fuqi nga qielli t’u qaset Shqitarevet, t’i lukundin e tu threes: “Zgjohuni nga gjumi! Jinni buze varit! Gjer kur rober. Gher kur si kafshe? Eshte çudi, Shqipetaret nene zgjedhe te Turqve!”. Ore vellezer, ore shpirtra, ore burra, ne jemi Shqipetare djemt e Pellazgevet, me te vjetert e kombeve q’erthme n’Europe; kemi qene te medhenj, te forte, me fuqi, mbreteri, qyteteri e ç’do gje; kemi mundur gjite boten pothuaj, dhe tere historija e vjetere jona eshte e ndriture. Pastaj nja 400 vjet me pare erdhi nje komp i eger n’Evrope, cili, o faq e zeze! ...na mundi e na mori nene zgjedhe tek jemi dhe sot: ky komp barabar eshte turku.
Njeri s’na ka mundur ne jete dhe ky Turk te na mundte! Oh e keqe mynxyre!
Nuk e shihni pra vellezer qe Turqte jane te huaj, neve na kane si robber e jane armiqte tane? ǒte ngjare kemi ne me ata? Ata jane nga raca e Mongleve, ne Pelhazge; ata Halduper, ne shqipetare te perendishme; ata tjater gjuhe, tjater zakone, tjater mos e di une ç’gje, ne tjater. Ne thençe qe me te teperit e Shqiptareve kane ne fe me Turqte (po feja s’ka ç’te bene), munt te themi se Frenqte, Italianet, Moskovet dhe Grekert jane vellezer me qene qe jane te krishtere? Pse ata s’jane te tere bashke? Se s’jane ne komp, e ne mos jemi kafshe per te qene vellezerit e Turqve? Degjoni, ore Shqipetare? Ghithene na shajne, na peshtyjne, na rrahin, na kurverojne, na turperojne. Kurre nonje te mire s’kemi soje; kemi qene zoterni me nder, te pasure, te lumture, sot jemi si Evgjite. Turkun ne e kemi mbajtur dhe sot ne po e sherbejem; po japim te dhjeten, per udhe, per shkolla; e çte mire shohim? Pa shkolla, pa udhe, pa siguri, ne çdo ane kursare, net e kater çipat te liq. Valiu, mutaserifi, kajmekani, mydyri, te tere kusare, te liq, te ndyre, pa turp, pa sender, pa gjuhe. Ghithe na rjepin, na vjedhin dhe nonje te mire s’kemi. Po m’ane tjater Grekrit, Bullagert, Serbet, shohin kaqe te mira; ne po derdhim gjakun si kafshet per mreterin e Turqve dhe ay po jep Berate Shqevet! Nuke po e shihni, o vllezer, se Haldupet po na shesin sikundre shitne Ulqine, Bare, Nishne dhe Thesaline.
E harruat si mbret i Halhdupeve dergoj Dervish Pashen tetmbedhejete vjet me pare, me 40.000 ushtare dhe i dha Ulqine Maleziut? Ashtu dhe sot Thesaline qe Shqipetaret e muarne me gjakun e tyre po ja shet prape Morese. Po veç te jemi te verbere per te mos pare se sa Turqte te trashe jane armiqte tone dhe sapo vuan Shqiperia prej atyreve. Ah! O vllezer, me s’na duke mbeti gjak as turp qe kur na duron zemra duke pare gjithe keto te keqia! Gjer kur, gjer kur do te jemi si shtazat nene kembe te Halhdupeve?
Halldupet, si kur s’arrijne ç’na bejne te tjera, po na ndalojne dhe qe te kendojme gjune tone ne shkolla, dhe ende po durojme.
Shqiperia ka armiq Halldupet, po me te teperit i ka ne gji te saj.
Ne tok prej paresise Shqiperise jane bashke me Turkun e bejne aqe te liga sa edhe ay: rjepin vegjeline, vrasin, vjedhin, çe s’bejne? Te tille jane me qindera ne Toskeri si edhe ne Gegeri, te tille jane ne Fuat beg e ne Hysen beg n’ave te Prevezes. Keta zoterin te qelbure, ishin pshteture pas valiut, Hifzi pashesh, qi eshte ne prej me te mbledhenve kusare te Turqise, dhe ç’vidhnin i ndanin ne mes, pra zoterite Fuat e Hysen s’linin gje pa bere si dhe te tere te liqt e tjere dhe shpresonin se Halldupi i kish per te lene te qete: po shikonin se gjendeshin shume trimeri ne lufte te fundit te Morese, valiu me shoke u nghisi te pabera, dhe ne dite i zume qe te dy Fuatne dhe Hysene e i hodhne ne burk; atje jane dhe sot. Duke zene thane se i ndihne Morese.
A e shihni, ju o paresi te liq qe behi ne me turkun e beni ne mije ligesira, e shihni qe te ghitha jane kot e qe Turku, qe kujtonit mik, si eshte armik, e u nxjer nga hundet ato qi kini punuare? Po mlithi mente, ndahuni prej Halldupit se ay ka per te kalbur te gjalle ne var, ne mos sot, neser; ah! Shqiperi nuke tjater gje! Ne qi shkruajme keto ishin pjekur me at ate dy zoteritne qi ajen sot net e Tralos, dhe i kishim degjuar qe levdonin Turqte e thoshnin se i kane vellezer; Zoti u falte kete vellazeri kaqe te mire.
Kuxojme te themi se te ghith ata qi jane bere ne me Halldupe keti kane per te pesuar. Po te mbledhin e te mbledhin mendte.
Ligesi e kuvernes se Turqve u hyn nga ne here me pahir Shqipetareve: Valiu u kerkon te holha parasise ne Shqiperi, cilet shume here shtrengohen te vjedhin dhe vete prej veghlesise dhe ndajne plaçken me valine dhe ky me ate Firaune qe e thone Sulhtan; dhe eshtu shkaku i gjithe ligesies qi i behet ne memedhe eshte Turku. Po dhe keta mos genjehen se ne funt Turku nga hunda ja u ka per te nxjerre; Turqte ne na kane hale ne sy.
Andaj, o vellezer, te bashkohemi te tere tok, dhe ne mos perzençim dot fare Halldupet nga Shqiperia, te pakten te perpiqemi qe te mos na perziejene keshtu fare ne Shqiperi, te mos bejne ligesira, te çelim shkolha shqip ne ç’do ane, te marrin autonomine dhe te rhojne dhe ne si neres e nuke keshtu i kafshe robber.
Kur te kemi autonomine tone, dmth qe ç’do pune t’a kete ne dore vendi e te kete mbledhje ne ç’do qyetet, e qe pa pyetur ato mos behet dot ghesendi, q’ushteria te rhije ne vendit kur s’ka lufte, e nuke te veje andje e ketej e te vdese urije, te shihni sa eshte per te ber e bukure, e pasure e lumure Shqipeia, qysh neri s’ka per tu kuxuar t’a ngase; po sot, duke pare qe duam te rhojme robber nene Turkun, qe s’jemi ne komp, qe s’duam lirine, qe s’kemi ghue, qe jemi si kafshe, ghithe, na veshtrojne si te vdekure dhe duan te na copetojne: keshtu jane Greku, Bulghari, Serbi, Malaezezi, Oshtriaket dhe me shume Italianet. Dhe kane te drejte, se s’na shohin te levizim as kembe as dore, po qe duam ghtihene te rhime nene kembe te Turqvet.
Erdhi koha te tregojme qe kemi shpirt, qe jemi te ghalhe e te forte, e nuke kufoma si na pandehin armiqtë. O burhani! Te lidhemi te tere e te perhapim hitherto e ferhat qi na kane hipur persiper e s’na lene te marrim fryme. Te zghohemi se jemi buze varit.
Nuke shihni si Greku, Bulhgari, Serbi dhe Malezezi q’i kemi fqine u zghuan e tani jane te lire e te lumture: dhe ata ne here robber nen Haldupet kane qnen po mlothne mente se ata per ndenur kurdohere sherbetoret e Turqve.
Kemi kater qint vjet qe jemi robber nene kepucet e Turqvet: te zeme pra tani e te marim fryme e te rhojme!