E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Amerika? Vetëm për pushime

Ikona e Juventusit, Alesandro Del Piero, ka deklaruar se aktualisht nuk po mendon për të ardhmen e tij dhe se asnjëherë nuk ka menduar që t’i bashkëngjitet një klubi në Ligën Amerikane të futbollit, MLS. Kontrata aktuale e legjendës së “Zonjës së Vjetër” skadon në fund të sezonit aktual, ashtu që ai mund të jetë lojtar i lirë, megjithatë 36-vjeçari e ka bërë të qartë se nuk mendon për t’u transferuar në SHBA. “Tani për tani unë shkoj në SHBA vetëm për pushime. Asnjëherë nuk kam menduar që të shkoj atje si lojtar. Nuk është koha për të folur për të këto gjëra. Kemi zhvilluar vetëm një ndeshje në kampionat, duhet të fokusohemi te Juventusi”, ka thënë Del Piero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›