E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandezja e telefonoi të dashurin 65 mijë herë në një vit

Një holandeze që e telefonoi një burrë 65 mijë herë gjatë vitit që shkoi- do të përballet me akuzën e përndjekjes.

Siç njofton BBC, gruaja e kishte bombarduar atë me telefonata, sms e e-maile.

Avokatët e gruas 42 vjeçare pretendojnë se ata ishin në një marrëdhënie. Por 62 vjeçari i hedh poshtë këto pretendime.

Gruaja ishte liruar me kusht nga gjykata, por sapo doli prej aty, e mori sërish në telefon burrin në fjalë. Kjo bëri që ajo të arrestohej.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›