Retro/Histori: 20 qershor 451 Beteja e Rrafshultës Katalauniane
Beteja e Rrafshultës Katalauniane, e njohur gjithashtu si beteja e Shalonit (Chalon), i përket vitit 451 dhe ishte një ndeshje ndërmjet një koalicioni të udhëhequr nga gjenerali romak Flavius Aetius dhe mbretit Visigot, Teodorik I në njërën anë dhe hunëve e aleatëve të tyre të komanduar nga Atila në anën tjetër. Ishte një prej operacioneve ushtarake të fundit të mëdha të Perandorisë Romake Perëndimore dhe shënon kulmin e karrierës së Flavius Aetius-it. Beteja mbaroi me një mundje taktike të hunëve dhe e vonoi përpjekjen e tyre për të pushtuar Europën Perëndimore. Hunët u shkatërruan më vonë nga gjermanët në Betejën e Nedaos. Beteja e Rrafshultës Katalauniane, veçanërisht që nga koha kur Edward Gibbon-i e trajtoi në librin e tij Dobësimi dhe rënia e Perandorisë Romake dhe që kur Sir Edward Creasy shkroi 15 betejat vendimtare të botës, është konsideruar nga shumë historianë si një nga betejat më të rëndësishme të Antikitetit të Vonë, të paktën në botën latinishtfolëse. Historianë të tjerë e kundërshtojnë këtë argument.