Retro/Press: Një thirrje nga Odesa për kryengritjen
I nderçim dreqtor,
Kini mirësinë të shtypni këtë thirrje nënkollonat e së nderçmes gazetë, se nukë janë të qara të një njeriu, po të një kombi të tërë. Nga një tekst i kësaj thirrjeje i’u dërgua ç’do gazete që del në Rusi. Z. Mihal Sherko, shtudent i universitetit të këtushmë, dyke parë nevojën që kanë Kryengritësit, po më shumë dyke dashur që të sqojë ndenjat nër zëmërat e Rusëve që t’a sympathizojnë kryengritjen shqipëtare, andaj u-mejtua dhe i dërgoj këto thirrje nëpër gazetat, me shpresë që do mos mbeten si zëri që bërtet në shkretëtirë. Po nga që në Odesë janë shumë pak Shqipëtarë dhe nër të tjerët qytete Z. M Sherko shkoj dhe një çap më tutje, se kërkoj lejë nga kryeqytetar’ Odesës që të muntë të mblidhte ndihma nëpër Rusët dyke vajtur vetë shtëpi më shtëpi. Mirpo nukë mundi të marrë lejë se kryeqytetari s’mundi t’a zgjedhë vetë këtë çështje andaj lutje-dëshirën e dërgoj në Ministori në Petersburg, ku kemi shpresë që të vijë lejë për së shpejti.
Zoti Mihal Sherko u-dëftye i vërtetë atdhetar dhe m’e madhja shpresë është paskëtaj passi të mbarojë universitetin.
A. Gurra
Ja dhe tekst’i thirrjes:
“Të shtruarit të miroshin e Turqve, të cilët na e shkretuan të mjerën Shqipëri me anën e ziarrit dhe të hekurit, hodhi në krahët e nevojës së kaqë shumë mijë Shqipëtarë, të cilët trimërisht i mprojnë të drejtat e tyre elementare të fytyrës njerëzishte dhe të nevoitur me pahir, luftëtarët për përlindjen shqipëtare i lanë viset e ndenjura dhe u-hodhë në Mal të Zi, ku, sado që basnë pak ndihmë, kanë nevojë për ndihma materiale. Pleq dhe çiliminj, gra të dobëta dhe të sëmurë e të plagosur luftëtarë kanë mbetur nër duart’ e urisë. Gjëndja e keqe e këtyre fëmijëve thëthivi vërejtjen e përfaqësonjësve të shtypit të jashtms seriozisht, dhe ata krijuan një komitet të veçantë për të ndihmuar marterëve shqipëtarë.
Përfaqësonjësit e kollonive shqipëtare në Rusi, dyke ditur njenjat e nalta të ndenjësve, çfaqin shpresë që populli Rus, në fytyrë të përfaqësonjësve të mejtimit të tij, të marrë pjesë në këtë vepër që të mundim t’a vërtetojmë këtë se është vepër filanthropike, pa, e lajmëruan dhe përfaqësonjësit e shtypit të jashtmë. Se kështu, Shqipëria që ka vuar shumë, në këtë nyjë, do hasnjë, përveç ndihmës materiale, dhe ndihmë të pa shteruar morale me anën e së cilës do të mundë t’a shpierë gjer në funt protestin që po bën kundër të miroshimit të shtruar, se ky protest është i shenjtë për ç’do kombësi d.m.th të ketë të drejtë të lirë në çvillimin kultural.
Andaj kuxojmë të themi, që, gjith’ata të cilët ndjejnë mëshirë në vojtjet e njerësve, do mos mbeten pa u-dërguar ndihma. Ndihmat që do të mblidhen me anën e gazetave dhe të përkohëshmeve munt të dërgohen në Cetinë ( Mal i Zi) Komitetit ndihmësor që pësuan nga kryengritja.
Mbetemi me nder
Përfaqësonjës dhe i besuar’i kollonive shqipëtare
Mihal Sherko
P.S U lutemi dhe gazetave të tjera që t’a përshtypin.
Odessa, 8 Qershor, 1911