Retro/Histori: 21 maj 1471 Albrecht Dürer
U lind më 21 maj 1471 në Nuremberg të Gjermanisë. Pikturat e tij e bënë të famshëm në Europë kur ishte ende në të njëzetat dhe që atëherë përgjithësisht konsiderohet si artisti më i madh i Rilindjes Veriore. Përveç pikturës, ai njihet edhe si matematikan, gdhendës dhe teorist. Vepra e tij përfshin punime altari dhe punë të tjera fetare, portrete, autoportrete dhe gdhendje në bakër. Gdhendjet e tij në dru, si për shembull seria Apokalipsi e vitit 1848, përmbajnë më shumë qasje gotike se pjesa tjetër e punët e tjera. Si veprat e tij më të njohura mbahen Kalorësi, vdekja dhe Djalli (1513), Shën Jeronimi në qilar 1514 dhe Melencolia I (1514), e cila ka qenë subjekt analizash dhe interpretimesh të hollësishme. Akuarelet e tij e shënjojnë si një nga artistët e parë europianë të peizazhit, ndërkohë që drugdhendjet ambicioze revolucionarizuan potencialin e kësaj forme komunikimi. Ndërfutja që Dürer u bëri motiveve klasike në artin Verior, me anë të njohjes së artistëve italianë dhe humanistëve gjermanë, i kanë bërë vend si një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Veriore. Kjo është përforcuar edhe nga traktatet e tij teorike, të cilat përfshijnë parime të matematikës, perspektivës dhe proporcioneve ideale.