E Diel, 1 Nëntor 2026

Tomori fiton mes kontestimeve të tifozëve

Sende të forta në fushë dhe kontestime. Në Lushnjë, në fushën asnjanëse, për shkak se Tomori pritës e ka në rikonstruksion stadiumin e vet, ka pasur tension të madh. Falë të cilit është ndërprerë dy herë ndeshja, nga 5 dhe 8 minuta, në pjesën e parë dhe të dytë. Ka pasur edhe një karton të kuq për Shametin e Tomorit, por edhe një penallti të humbur nga Çaushaj. Tifozët berates kanë shpërthyer në kontestime, kur u është anuluar një gol në pjesën e parë, madje kanë hedhur edhe sende të forta në fushën e lojës, gjë e cila është përsëritur edhe në pjesën e dytë, kur ka realizuar Dinamo. Gjithsesi, dy golat e shënuar nga Tomori, kanë triumfuar ndaj vetëm njërit të tillë për Dinamon, çka i ka dërguar 3 pikët në llogarinë e skuadrës beratase. E cila, pavarësisht problemeve të shumta që ka kaluar, ka treguar supremacinë ndaj bluve, që do ta kenë shumë të vështirë në këtë kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›