E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 28 shtator 1066 Pushtimi Norman i Anglisë

Pushtimi Norman i Anglisë filloi më 28 shtator 1066 me fushatën e William-it, Duka i Normandisë. Ai u bë i njohur si William Pushtuesi pas fitores së tij në Betejën e Hastings-ut. Pushtimi Norman ishte një pikë kthese në historinë angleze. Bëri të mundur rrëzimin e pjesës më të madhe të klasës sunduese vendëse, duke e zëvendësuar me një monarki të huaj frëngjishtfolëse, aristokraci dhe hierarki fetare të huaj. Kjo solli shndërrimin e gjuhës angleze dhe kulturës së Anglisë në një epokë që shpesh quhet Anglia Normane. Duke ia nënshtruar Anglinë sunduesve që vinin nga Franca, Pushtimi Norman e lidhi më ngushtë vendin me Europën kontinentale, e pakësoi influencën skandinave dhe gjithashtu i hapi rrugë një rivaliteti me Francën, që do të vazhdonte për shumë shekuj. Pati gjithashtu pasoja të rëndësishme për pjesën tjetër të Ishujve Britanikë, duke mundësuar pushtime të mëtejshme Normane në Uells dhe Irlandë dhe penetrimin e zgjeruar të aristokracisë së Skocisë nga familje Normane apo frëngjishtfolës të tjerë, shoqëruar me përhapjen e institucioneve kontinentale dhe ndikimeve kulturore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›