E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina shpërndan 13 milionë lekë gjoba

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së është mbledhur ditën e djeshme ka marrë në shyqrtim rastet e paraqitura nga zyrtarët e ndeshjeve dhe nuk ka ngurruar që të ndëshkojë skuadrat pritëse, që kanë organizuar keq ndeshjet shtëpiake. Kështu, Skënderbeu ka marrë një faturë prej 3 milionë lekësh, po aq sa edhe Tomori, por këta të fundit do të jetë të detyruar që luajnë edhe katër ndeshje pa praninë e tifozëve. Më keq e ka pësuar Apolonia, që “arkëton” gjobën prej 7 milionë lekësh. Ndërsa ish-trajneri Nica është ndëhshkuar me 3 muaj pezullim dhe 3 milionë lekq gjobë. Nga zyrtarët e klubeve e ka pësuar më keq zv/trajneri i Pogradecit, Thanas Papa, njeriu që bëri bujë në kronikat tv kur u kërkonte lojtarëve që të braktisnin fushën pas penalltisë së akorduar në favor të Tiranës. 2 milionë lekë gjobë për të dhe 1 vit përjashtim nga aktiviteti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›