Retro/Press: Ideali i Qyteterimit
S. Toto
Të imagjinuarit lot rolin kryesor në të gjitha fushat e aktiviteti njerëzor. Njeriu vepron mbi këtë ose atë send, duke mos i quajtur këto si qëllime në vetvethe, por si pikënisje për të mbrijtur qëllime ose ideale të krijuara vetëm prej imagjinatës së tij ose të shoqërisë. Besimi pra, si element i parë i imagjinatës, në mbritjtjen e këtyre realiteteve t’ardhëshëm, është një fuai shtytëse, pa të cilën as nuk do kishin as art, as shkencë, as edhe ekzistencën e feve të sotme. Mirëpo, ndërsa shkenc dhe arti i lënë fushë të lirë veprimi besimit për kërkime kryengritëse dhe horizonte të ra, feja përngritëse e kufizon ketë element dinamik të natyrës njerëzore, duke e kanalizuar nëpër një farë rjeti, të kristalizuar me kohë. Fetë, jo vetëm që kanë caktuar idealet sidomos morale të tyre nëpër librat e shënjta, por edhe i kanë projektuar kto idealet sikur ekzistojnë të mëshehura në natyrën e gjërave. Si shëmbëll të parë le të miret Platon-i, i cili besonte n’ekzistencën objeketeve t’ideve. Dhe si përfundim, sikundër thotë dhe J. Dewey, me që këto ide nuk u gjetën na botën fizike që na rrethon i u desht arësyetimit njerëzor të zhytej në metafizikë, duke ngritur dogma e sisteme theollogjike si të vetmet për të provuar ekzistencën e tyre të Zotit. Në këtë mënyrë besimi i kulluar u çdrejtua prej arësyetimit që përdorën fetë dhe si efeket i mbinatyrshmi u bë dikatori shoqnor, prej të cilit njerëzia mësuan të pritshmit ndihmë ose dënime. Kjo rrymë e feve vdiq besimin dinamik; fuqit krijonëse të popujve, na thotë historija, u shtypnë për shekuj me radhë. Dhe sikur të kish mbetur njerëzimi në pasivitetin q’ushtrojnë fetë e të mos kish gjetur rugë shpëtimi për të realizuar energjitë e tij, sigurisht që nuk do kishm as shkencat natyrale, as sociologji, as psikologjin e sotme, të cilat e prunë njeriun e kulturës që të dallojnë kalbësirat ndër të cilat qëndron i mshehur elementi moral ndër fe. U kuptua një herë e mirë se fuzimi i njerëzisë nuk vjen prej magjis u lutjeve sakramentale, por sikundër thotë Julian Huxley, prej kërkimeve, observimeve dhe eksperimenteve sistematike, prej ligjeve shkencore, të cilët reflektojnë inteligjencën zhvilluese të njeriut. Sot ligji gjëndet në Gjithësinë që na rrethon dhe në thellësinë e të mbinatyrshmit si dikatator i jetës shoqënore mbi këtë planet të vogël, po dyshohet dhe s’po mbetet tjetër provë e ekzistencës së tij, veç se emëra të ndërlikuara të metafizikës antike.
Duhet mbajtur mënd se këtu flas me autoritetin e njëj Bertrand Rusell, Benedetto Croce ose John Dewey, 1) të cilët sikundër shumica e fillosofëve dhe edukatorëve të mëdhej të kohës s’onë, kanë një besim të pa tundur në fuqizimin që po i jep methoda shkencore që t’i japin gjallëri besimit, si elementin e imagjinatës, duke e shkundur prej pluhurit mbytës të sistemeve theollogjik, dhe t’i lëshojnë liri veprimi nëpër hapësirat e pakufishme të shkencës dhe t’artit. Këta i marën fet dhe të mbinatyrshmin si prodhim i fëmijëris njerëzore. Këta mësojnë moralin të çveshur nga elementi spiritual dhe të pastërt nga sistemet e tmershme të dogmave. Qëllimi i fundit i edukatës për këta është qytetërimi. Tregoi individit, thonë këta, ideale me fundëra qytetërimi-dashëse për shoqëri, nxite që të besojë me një fortunë emocionesh tronditëse për mbritjen e atyre lartësirave dhe ky veprim do të jetë feja e tij. Atëherë individi do të ngjitet në lartësin e idealit, qënia e vehtes së tij do bashkohyet me tërësin e idealit; në këtë thëhtije do qëndrojë vlera e ekzistencës së tij, shelbimi i tij. Dhe ky besim dinamik në fuqin e padukshme t’idealit, do ta bëjë individin që të drejtojë me këmbëngulje aktivitetet e jetës, nga një e vetme pikëpamje, në mënyrë që të kordinojë fatin e tij për të mirën e shoqërisë si tërësi. Por këtu nuk është e nevojshme të zgjatemi mbi rëndësin e besimit në ideale si kondita kryesore e qënies shoqnore, kurse faktet e historisë moderne janë gjallë.
1806. Ushtrit e Napoleonit çfryjnë në tokën Prussiane. Çdo gjë përveç liris në punë t’edukatës. Napoleoni nuk kujdeset më dhe për A.B.C-n. N’atë demoralizim shoqnor, ngrihet një fillosof idealist siç ish Fitchte dhe trumpeton Reden an die Deutche Nation. Shpirti i popullit Gjerman zë të tronditet. U themeluan shkolla e universitete, nepër të cilat brezat e ri u çkrinë n’idealin që u tregoi ay patriot i flakët. Dhe kur ushtërija Gjermane më 1871 hyri në Paris. Motlkeja thotë fjalën e tij të famshme: luftën e fitoi mësues!...
1898. Imperatori japones vendos që të zhdukë feudalismin romantik mijvjeçar të popullit të tij dhe të hidhet gjer në hall të qytetërimit Oksidental: “Dituria do të kërkohet nëpër të katër anët e dheut për të mirën dhe përparimin e imperatorit”. Japonezët ndryshojnë radikalisht sistemin e tyre edukativ, që të besojnë më këmbë ngulje në fjalët e imperatorit. Besimi në qytetërimin Oksidental u bë për Japonezët një fe e re. E gjithë energjia e tyre si popull u derth drejt kësaj pike. Më 1904 Japonia mund një Russi. Sot na çfaqet si një udhëheqëse n’industri shkenc e qytetërim. Mbrënda 70 vjetve ngjau një fenomen i çuditshëm në Japoni e tillë është fuqia e idealit.
1923. Turqit e përplasën një herë e mirë jetën dhe fen e tyre Islamike. E kuptuan për gjithëmonë se besimi i popullit i kanalizuar nëpër moçalet e asaj feje orientale ishte vdekja e Turqisë. Feja jonë e re, i bërtiti Gaziu brezit të ri, është Qytetërimi dhe përparimi nëpër udhë shkencore. Ky është fundi i idealit të sistemit edukativ në republikën Turke. Mbrënda dhjetë vjetve, në Turqi ngjajtën zhvillime fantastike shoqërore, ekonomike dhe artistike.
Por kta fakte të gjallë nuk janë të vetmet fenomene shoqnore që njeh historija. Të gjitha kryengritjet e mëdha të popujve të çdo kohe kanë qenë efketi i njëj besimi të fuqishëm drejt idealeve. Njerëzit e mëdhej maten nga vlera e idelave që trupëzojnë. Sot popuj të mëdhënj siç janë japonezët e Rusët e Turqët e Gjermanët me idealet e tyre shoqnore po ndërtojnë fe të ra. Sistemet e tyre educative, energjin e imagjinatës shoqnore nuk e mbytin si besime nepër labirinthet e feve, por e udhëzojnë drej idealeve që njeh qytetërimi i sotmë. Në këtë mënyrë brezat e ri të këtyre popujve inspirohen dhe bëjnë përpjekje fantastike për realizimin e tyre.
Dhe na rojmë në mes të kësaj dyanshme shoqnore, duhet që të kuptojmë më, lartësin e njëj educate laike. Për ditë e konstatojmë se ç’fuaira latenet mësheh në natyrën e tij. Detyra e edukatorit dhe e shoqërisë s’onë është maksimumi i vet realizimit dhe zhvillimin shoqnor. Energjitë krijonjëse të djalëris Shqiptare nuk duhet të zhytet në këtë ose atë system fetar theollogjik. Na si edukatorë laikë, duhet t’i tregojmë djalërisë elementet ekonomike, politike e shoqnore, në të cilat jeton. Këta të jenë të vetmet pikënisje për të inspiruar ideale që janë jetike për vazhdimin t’onë shoqnor. Vetëm me një të tillë inspiracion, aktivitetet e jetës së çdo shqiptari do të shkrihen drejt realizimi të tyre. Feja e tij dinamike ku është “Shqipëria e Qytetruar”. Dhe vetëm me një të tillë spiritë fetare do të fuqizohet atdheu i ynë.