Ferguson: Rio nuk largohet nga Junajtid
Bosi i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson, ka siguruar tifozët e klubit se nuk e ka në plan ta shesë mbrojtësin Rio Ferdinand. “Unë nuk e kam menduar largimin e Rio Ferdinandit. Ai duhet të luajë. Ka përvojë dhe është figurë e madhe në dhomat e zhveshjes. Ai mund të luaje lehtë edhe disa vite. Ne kemi ndërtuar një ekip për ditën kur do të largoheshin Geri Nevil dhe Rio Ferdinand, ky është fakt. Ne duhet të shikojmë përpara pasi nuk ka asgjë keqe në këtu”, sqaroi Ferguson.