Retro/Histori: 29 shtator 1547 Servantesi i Don Kishotit
Prezumohet se vendlindja e Servantesit ishte Alkala de Henares, ndërsa datëlindja 29 shtatori 1547. I ati quhej Rodrigo de Servantes dhe ishte një kirurg galician, ndërsa për të ëmën Leonor de Cortinac dihen pak gjëra. Në vitin 1569 Servantesi u shpërngul në Kastilje ku shërbeu si ndihmës i Giulios Acqiaviva-s, një prift i pasur që një vit më pas u zgjodh kardinal. Në atë kohë Servantesi u fut në radhët e ushtrisë spanjolle dhe vazhdoi jetën ushtarake deri në vitin 1575, ku u kap nga piratët algjerianë të prirë nga një renegat shqiptar Arnaut Mami. U lirua pasi prindërit dhe një urdhër fetar katolik paguan për të. Pas lirimit u kthye te familja e tij në Madrid. Për shkak të problemeve financiare, punonte si furnitor për Armatën Spanjolle dhe më vonë si tagrambledhës. Në vitin 1597 ra në burg për dokumentacion të parregullt të llogarive të tij financiare. Në vitin 1605 ishte në Valadoid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së parë të Don Kishotit të publikuar në Madrid sinjalizoi rikthimin e tij në botën e letrave. Në vitin 1607 u ngul në Madrid, ku jetoi dhe punoi derisa vdiq.