E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Gushë-kuqët

Pa as me te voglin dyshim, nje nga material më të mbëdha të Regjimit Zogist, një nga meritat që nuk kanë se si ta mohojnë as ta kundërshtojnë me integral, është stabilizimi i rregullit dhe i qetësisë edhe në këtë vënd të famshëmë nëpër shekuj për përdhunime edhe turbullira.

Koha kalon dhe bashkë me të dobësohet edhe zotsija jonë për të mbajtur mënd gjëndet e më parëshme. Koha kalon dhe shumica e njerëzve nuk është në gjëndje të shohë dhe të çmojë ndryshimet dhe përparimet që janë bërë. Koha kalon dhe na s’dimë veç se të kritikojmë, me rast e pa rast vepra dhe institucione të ndryshme të Shtetit, të tërhequr vetëm nga përshtypjet e një çasti ose në rastin më të mirë nga dëshira jonë naïve që t’i shohim punët sa më parë të përsosura idealisht! Kështu ngjet me neve, kështu ngjet me shumë popuj që nuk kanë arritjur akoma atë shkallë t’adhuruar pjekmenie në të cilën njeriu di të krahasojë gjërat dhe gjëndjet që shtrihen në gjatësinë e kohës.

Ky numur i Minervës krejt për gjërdamërinë, është një tentativë e sinqertë dhe plot kuptim që dëshiron t’hedhë pakëz dritë mbi zhvillimin e njëj nga institucionet më me rëndësi të Shtetit mbi “Gjindarmerin Mbretnore”. E cila sipas mejtimit tim është shtylla e kurrizit e aparati t’onë qeveritar.

Inisiativa e Minervës ësht e mënçur dhe e vlerëshme. Në qoftë se thuahen mjaftë fjalë të mira dhe lëvdata për “gushë-kuqët” t’onë, kjo rrjedh nga fakti se asnjë studioz korekt dhe i ndërgjegjshëm nuk do të kish guximin të thosh maker edhe një gjysmë fjale të keqe për këtë organizatë që ka përparuar kaq shumë dhe që është kaq e domosdoshme për “Gjindarmërinë Shqiptare”.

Personalisht jam në dyshim të madh në qoftë se kemi në Shqipëri ndonjë institucion që të mund të rijë krah për krah me gjindermerin, në dasht nga pikpamja e rëndësisë dhe vështirësisë së detyrës në dasht nga pikëpamja e zellit dhe e sakrificës që bëjën për të përmbushur mission e tyre shumica e njerëzve që kanë nderin dhe gazin të shërbejnë në të. “Jepi Qezarit atë q’i përket”

Të gjithë e dimë se në krye të dipartementit së Gjindarmësisë qëndron një nga më të ndriturit dhe më të vlerëshmit burra të huaj që Shteti ynë ka patur fatin të ketë në shërbim të vet “Gjeneral Percy”, është një nga fytyrat për të cilat nuk ka respekt dhe adhurim vetëm dega e gjindarmësisë, po e gjithë intelektualizma Shqiptare. Do të shkojmë shum e shumë kohë para se të harrojmë një emër të tillë.

Gjithashtu dimë se Komandanti i Përgjithëshëm i Gjindarmësisë, në këto vitetat e fundit, është një nga oficerët më të zotit dhe më të dignitetshëm që ka ushtërija jonë kombëtare e sotshme. Pa dyshim ka dhe disa emëra të tjerë që mund t’i përmenden me kryelartësi arma gjidarmërisë. Të gjithë njihen, të gjithë kanë meritat e tyre të veçanta, por e mëshehta, sekrete, se pse gjindarmëria është zhvilluar dhe ka përparua më tepër nga degët e tjera, duhet kërkuar gjetkë.

Duhet kërkuar, dhe do të gjenjet, tek Gjenia e Mbretit.

Ay që di të çmojnë mirë nga çdo kush dhe rolin e njëj organizate vlerën shtetnore, Ay me shkathësinë e çuditëshme të mendimit të tij të thellë e të gjerë, dijti të zgjedhë njerëzit më të përshtatshëm dhe t’u japë tërë mundësit e nevojëshme që të punojnë në një harmoni të qetë e të pazhurmë për të bërë, mbrënda pakë vjetve, nga një tufë çetash rebela grabitëse dhe tiranë të popullit, një organizatë të disiplinuar dhe modern të pajosur me të tilla cilësi e virtual sa të mund t’i ketë zili edhe një i huaj që merr vesh nga këto punë e që ka njohur pak a shumë gjënden e vëndit t’onë. Në këtë mënyrë Ay mundi të formojë një gjindarmeri që të jetë Nder për Shtetin dhe Kënaqësi për popullin.

Gushëkuqi me gjithë vështirësit e pa shoqe që kapërxheç në përmbushjen e detyrës së vet, është agenti më sympathik që lidh me aq urtësi e zell popullin me aparatin Qeveritar. Gushë-kuqi është nëpunësi më i dignjitetnjeshëm dhe më i respektuarshëm që njeh katundari ynë. Gushë-kuqi është gjindarmi i Mbretit.

Borealis

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›