E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Tomori, Flamurtari shënon 11 gola

Janë luajtur dje ndeshjet e dyta të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku befasia ka qenë eliminimi i Tomorit, skuadrës së vetme të superligës që i thotë lamtumirë veprimtarisë në këtë raund. Luftëtari ka mbajtur fort rezultatin 0-0 dhe është kualifikiuar falë trimufit në fushën e tij me shifrat 1-0. Asnjë problem për skuadrat e tjeta të superiores, ku nuk kanë munguar goleadat. Më e thella, fitorja e Flamurtarit 11-0 ndaj Bilisht Sportit, ndërsa nga shatëtë gola kanë shnuar Tirana e Shkumbini në portën e Himarës dhe Burrelit. 8-2 ka përmbysur Shkumbini Burrelin që kishte triumfuar 2-1 në ndeshjen e parë. Ja edhe rezultatet për të 2 grupet e Kupës së Shqipërisë:

Grupi A

Skënderbeu – Tërbuni 3-0 (2-1)

Vllaznia – Butrinti 2-0 (3-2)

Tirana – Himara 7-1 3-0)

Kastrioti – Gramshi 2-1 (2-1)

Shkumbini – Burreli 7-0 (1-2)

Pogradeci – Ada 2-0 (2-1)

Kamza – Lushnja 1-0 (1-2)

Besa – Besëlidhja 2-0 (2-0)

Grupi B

Flamurtari - Bilisht S. 11-0 (4-1)

Laçi - Skrapari 8-2 (3-0)

Bylis - Iliria 1-1 (6-1)

Teuta - Kukësi 3-1 (1-1)

Dinamo - Vlora 3-0 (3-0)

Tomori - Luftëtari 0-0 (0-1)

Apolonia - Gramozi 3-1 (5-1)

Elbasani – Mamurrasi 3-1 (0-1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›