Retro/Histori: 3 tetor 1768 Chateaubriand
Për talentet, por edhe për teprimet Chateaubriand, mund të konsiderohet babai i Romanticizmit francez. Përshkrimi i natyrës dhe analizat e emocioneve e bënë atë modelin e një brezi shkrimtarësh romantikë, jo vetëm në Francë por edhe jashtë saj. Chateaubriand ishte i pari që përkufizoi intimitetin e pasioneve vague des passions, të cilat do të bëheshin markë e romanticizmit. Aksioni dhe mendimi i tij politik duket se ofron kontradikta të shumta: ai donte të ishte mik si i monarkisë legjitimiste, por edhe i lirisë, duke mbrojtur me radhë atë që dukej më shumë e rrezikuar. “Për arsye nderi jam, një burbonist; një monarkist, për arsye logjike; dhe një republikan, për arsye shijesh dhe temperamenti”. Ai ishte i pari nga një radhë francezësh të botës së letrave që provoi një përzierje të karrierës politike dhe letrare. François-René Chateaubriand, shkrimtar, politikan, diplomat dhe historian francez u lind më 3 tetor 1768.