E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani luan 45’, Cana e Lala në stol

Pas golave të Hamdi Salihit dhe Elis Bakajt, dita e djeshme ka rezervuar shumë pak surpriza për legjionarët tanë. Përveç Bogdanit, që ka luajtur me Çezenën e tij 45 minuta në barazimin me Kievon, Lorik Cana dhe Altin Lala e kanë ndjekur ndeshjen nga stoli, pa u aktivizuar asnjë minutë me Lacion dhe Hanoverin. Sidoqoftë, të dyja skuadrat fituan, por asnjë prej kuqezinjve tanë që militojnë në ato klube nuk u bënë pjesë të këtyre fitoreve. Edmond Kapllani nuk ka qenë as në stol në ndeshjen që Paderborni fitoi në transfertën e Duisburgut. Për Salihin ky ishte goli i dytë në kampionat, ndërkohë që në kupë ka realizuar edhe një tregolësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›