E Diel, 1 Nëntor 2026

Retro/Histori: 4 nëntor 2008 Presidenti i parë afro-amerikan

Më 4 nëntor 2008 Barack Obama u përball me republikanin John McCain në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Ai i fitoi këto zgjedhje, duke u bërë i pari afro-amerikan që kandidoi dhe triumfoi në garën për President të vendit. Në fjalimin e fitores Obama deklaroi: “Ndryshimi po vjen në Amerike”. Barack Obama është presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama është fitues i çmimit “Nobel” për paqe në vitin 2009. Në vitin 2004 u zgjodh në Senatin Amerikan si senator i shtetit të Illinois-it. Kandidaturën si President për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois). Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të CNN, shumën e domosdoshme të votave për t’u nominuar si kandidat për President, brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-presidentit të ShBA-së, Hillary Clinton. Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për President. Barack Obama u lind në Honolulu, si fëmija i Stanley Ann Dunham (1942–1995) dhe Barack Obama Sr. (1936–1982). I ati ishte me origjinë nga Alego, Kenia, ndërsa e ëma amerikane nga Wichita, Kansas. Më 1963 prindërit e tij ndahen nga njëri-tjetri. I ati vijon studimet në Universitetin Harvard. E ëma martohet me një student nga Indonezia dhe shkon së bashku me djalin e saj në Jakarta, qytetin e bashkëshortit të ri. Më 1971 Obama kthehet përsëri në Hawai dhe rritet nën kujdesin e gjyshit dhe gjyshes nga ana e së ëmës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›