E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani do Kuajlarelën si zëvendës të Kasanos

Milani mund të paraqesë një ofertë për sulmuesin e Juventusit, Fabio Kuajlarela pas dëmtimit që do ta mbajë Antonio Kasanon për gjashtë muaj jashtë fushave kanë njoftuar mediat italiane të enjten. Kasano duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër dhe zv/presidenti i Milanit, Adriano Gallani ka thënë se futbollisti do të mungojë për rreth katër deri në gjashtë muaj. Ndërkohë, spekulohet se kuqezinjtë mund të fillojnë përpjekjet për transferimin e Kuajlarelas, i cili aktualisht nuk është duke zënë vend në formacionin bazë të Antonio Kontes, por kartoni i napoletanit nuk kushton pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›