E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 5 tetor 1948 Tërmeti i Ashgabatit

Tërmeti i Ashgabatit me një magnitudë prej 7.3 Mw ra më 5 tetor 1948 në Ashgabat të ish-Republikës Sovjetike të Turkmenistanit dhe konsiderohet si tërmeti i 6-të me më shumë viktima në historinë e njerëzimit. Për shkak të censurës së qeverisë, tërmeti i Ashgabatit nuk u raportua mjaftueshëm në median e Bashkimit Sovjetik. Tërmeti shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në Ashgabat dhe në fshatrat përreth, ku pothuajse u shembën të gjitha ndërtesat dhe trenat dolën nga shinat. Dëme dhe viktima pati edhe në Darreh Gaz, në Iranin fqinj. Raportet e medias i përllogarisnin dëmet diku mes 10 mijë e 176 mijë. Një raport i datës 10 dhjetor 1988 e vendosi numrin e viktimave në 110 mijë vetë ose 10 për qind të popullatës të Turkmenistanit asokohe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›