Retro/Press: Shqipëria e 1935-ës
Duhet thënë qysh në fillim se Shqipëria e 1935-ës, me gjithë pakënaqësitë e disa njerëzve të caktuar prej natyre të dyshojnë dhe të mos kënaqen, është më e fortë, më e qytetëruar dhe më e shëndoshë nga ç’mund të parashihte ay grup veteranësh që shpalli indipendencën më 1912.
Periudha që kaluam midis datave 1914-1934 është me rëndësi të pa shoqe për historianin dhe sociologun e arthëm. Në këto 10 vjet të regjimi të Zogut, Shqipërisë i u ndrua shumë fizionomija. Nga një krahin e errët dhe barbare mu në zemër të Europës, u kthye në një Shtet me mjete dhe pamje shum a pak modern.
Faktet?...
Në numrin 4-5 të revistës s’onë e me rastin e njëzetepesvjetorit t’Indipendencës Kombëtare, dmth në 28 Nëndor 1932, nëpërmjet të pendës së fortë objective të shokut t’onë të çquar Vangjel Koça, ne kemi bërë “një tabllo synthetike” mbi Shqipërinë e re dhe i kemi treguar atje frytet e bukurë t’aktivitetit tetëvjetor të Regjimit Zogist.
“Të katër faktorët themelorë për qënjen e një Shteti”, dmth çarmatim-qetësi-shërbim ushtarak. Pagim taksash, kishin zënë vëndin e parë për të siguruar qetësinë shëmbëllore vinte shërbimi ushtarak “i cili e çmësoi Shqiptarin nga mercenarizma e të huajvet dhe e bëri të punojë për Atdhen e vet”, shërbimi ushtarak që “është edhe faktor kryesor për bashkimin kombëtarë” dhe pastaj vinte pagimi i taksave, “gjë të cilën shqiptari jo vetëm që s’e njohte më parë, por për të bënte edhe lëvizje kryengritëse kundër Turkut”. Pastaj vinin komunikacjonet (udhëra, ura, limane automobile, aeroplane) me mbishkrimin “kush thotë udhë, thotë QYTETRIM” që është fjala e shkrimtarit të math englez Kipling.
S’është aspak nevojë të kallëzojmë këtu hollësirat të rugëve që tregonin dobit e mëdha të rugëve; katundari e di këtë gjë më mirë se intelektuali dhe intelektuali më mirë se katundari; e e di çdo njeri i pjekur nga mëndja. Pastaj vijnë, në këtë tabllo synthetike, Shkolla, me interesimin e gjallë që tregon për të Mbreti i Shqipëtarëvet, dhe Djalërija e njomë që “në jetën e saj jasht shkollore kish hyrë në organizim sportif”. Çkëputja e Shqipërisë nga Orienti dhe lidhja e saj me Oksidentin në fushën e Drejtësisë, fillimi i përpjekjeve për jetën ekonomike, vendimi për Reformë Agrare, zhvillimi i Organizimit shtetëror, bashkiak e komunal, përparimi në jetën shoqnore me vendosjen e pushtimit të së diellës dhe me vënjen e kapellës, figuronin me hollësi, me gusto e me objektivitet në tabllonë që pikturonte shoku i ynë erudite.
Qysh atherë që u botua kjo tabllo në Mivera, shkuan edhe dy vjet të tjerë. Në këto dy vjet u hap edhe më “Libra e mbyllur” e ndërgjegjes: u familjarizuan shum a pak me idet e kursimit, të privasjonit dhe të sakrificës, në lidhje me Indipendecën t’onë; realizuam vepren e mrekulluarshme të Shtetëzimit të shkollave, që ka për bazë RACËN, GJUHËN, TOKËN; i u vumë më me interesim punës mbi zhvillimin ekonomik t’onë.
Dhjetvjeçari i parë i Regjimit Zogist, pra ka qenë periudha konstruktive në të cilën janë realizuar gjërat që përmendëm gjer këtu.
Periudha konstruktive, si ç’është pa dyshim dhjet-vjetori i parë nuk shëmbëllejnë me betejat që i fitohen në një çast dhe që ngacmojnë aqë çuditërisht fantazinat e poetve. Periudhat e konstruksionit janë të rënda e mundime të mëdha, kërkojnë djerës e vullnet çelniku dhe si shpërblim, më në fund, kanë faktin që një shumicë njerëzish i nënëçmon përfundimet! Mirëpo me kohë vjen e ndahet dhe kashta nga gruri. Mussolini nuk ësht i madh sepse marshoi triumfalisht mbi Romë po ësht i tillë për punët që realizoj mbassi mori fuqinë. Edhe Mustafa Kemali që është i famshëm për luftën që fitoi kundra Grekërve madhërin e tij të vërtetë e tregoi në reformat e pastajme. Pikërisht kështu ngjet dhe me Udhëheqësin e Kombit Shqiptar. Gjenija e tij nuk shkëlqen në të tërë madhërin e saj kur marshon mbi Tiranë dhe magnetizon të gjithë vëndin me influencën e personalitetit të tij të madh. Madhëria e mëndjes së tij lej-shikonjëse, zotësija e tij e pa shoqe në manipulimin e njerësve, qëndon në periudhën e paskëtajshme, pikërisht n’atë periudhë në të cilën u muar me rregullimin e Kaosit dhe që ay Kaos i tmerrshem që ish Shqipëria e 1924-ës, krijoi dhe konsolidoi një Shtet që mund të durojë gjer sa të ketë Shqiptarë në botë.
E thamë dhe e përsërisim, njerëzit pamje-shkurtër, siç janë pessimistët t’onë që shtrihen nëpër kafene e zyra dhe s’prajne me bisedat dhe hypothezta e tyre melankolike, duhet të ngrihen lart dhe të shikojnë realitetin Shqiptar nëpër dritën e historisë.