Ronaldo: Dua të thyej rekordin e golave
Superylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, mendon se ai mund të vazhdojë të thyejë rekorde të golave të shënuar në Primera Division, pasi e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga për sezonin e kaluar. “Në futboll, asgjë nuk është e pamundur dhe çdo rekord mund të thyhet. Shpresoj ta kaloj rekordin e mëparshëm, por dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e mi që e kanë bërë të mundur që unë ta fitoj trofeun. Do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kurrë nuk i dihet, por unë mund ta thyej atë rekord”, ka thënë portugezi për “Marca”-n.