E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 6 gusht 1522 Victoria përqark botës

Victoria, anija e vetme që i mbijetoi ekspeditës së Magelanit, u kthye në Spanjë më 6 gusht 1522, duke u bërë mjeti i parë që i ra përqark botës. Victoria ishte pjesë e një ekspedite spanjolle të komanduar nga eksploratori portugez Ferdinand Magelan dhe pas vdekjes së tij gjatë udhëtimit, nga Juan Sebastian Elcano. Ekspedita filloi me pesë anije, por Victoria ishte e vetmja që e përmbylli udhëtimin. Magelani u vra në ishujt Filipine. Victoria bashkë me katër të tjera iu dha Magelanit nga mbreti Karlos I i Spanjës. Victoria u pagëzua në nder të kishës Sata Maria de la Victoria de Traiana, ku Magelani bëri betimin e besnikërisë ndaj Karlos V, për të siguruar kështu akses të plotë në Ishujt Maluku. Katër anijet e tjera, Trinidad, San Antonio, Concepscion dhe Santiago u shkatërruan ose dezertuan: San Antonio e braktisi ekspeditën para se të mbërrinte ngushticën e Magelanit dhe u kthye më Europë e vetme. Victoria, ashtu si tre mjetet e tjera lundruese, konsideroheshin anije, përndryshe nga Trinidad, që ishte një karavelë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›