E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Skander Begu

SHQIPTARE! A é dini kete émer? Ky burrë është trimi i Shqiperisë qi qé munduar 30 vjét per lirin é saj.

Emer i vertét i tij eshte Ghérg Kastritoti, dhé i ati i quhesh Ghion Kastrioti; ka lindur ne 1404, në Kroje.

Mbrét i turkut qi quhésh Murat i II, si mundi t’ane é Skander Bégut, é kish mare bashke mé te tré velhezerit é tij ne 1423. Ne mes te vellezerve Ghérgi, qi mori émerin Skandér Beg, ish me trimi, m’i forti é m’i bukuri. Murati é donté shume dhé é beri kryé ne ushteri, é ne çdo lufte qe é dergoj burhi Shqipetar qé gjithene mundes é kur i mundur. Po Turkut lik, Muratit, zu t’i vije nakar dhé donté te humbase Skanderin. Shume here thristé nérez trima e te forte, dhe vinte te léftonte me Shqiptaret duke shpresuar sé Skandér Begu do te vritesh no né hére. Po ky ghithene qe mundes; Muratit i shtohesh nakari, dhé te tre velhezrit ja helmoj; vetem kete kish frik t’a humbite se ushteria e donte fort teper: e kush nuke do ne Shqipétar me shpirt si Skénderin? Ne ç’do lufte ish mundes dhe shume trimenira kish treguar.

Po trimit zemra s’i rrinte é prejture; mejtohesh kurdohere per memedhen é tij; lot i vinin shume here.

I ati Ghoni vdiq, dhé armiku é beri Shqiperine te tij; trimi atehéré qe ne lufte me Hunjadin e tregoj trimeria te mbedha; si mbaroj lufte, me disa qindera Shqipetare nga ushteria vaté ne Shqiperi te bukure, dhé u be zot i Krojes. Thirri tere paresin e memedheut, u tha q’eshte nevoje te bashkohemi, se bashkimi ben forcen; te lidhim fjale, e te leftojme kundre ketyre qena Turq. Ghithe e nohne per te pare.

Turqt u-égersuan; Halhdupi Ali Pasha erdhi mé 40.000 ushtare ne Shqiperi; Sknadari mé 5.000 e munt dhe e debon.

Mrétet é Evropes u gezuan é dhane fjale t’u ndihnin Shqiptareve; po as ne s’é mbajti fjalen. Murati dergoj Féruz pashen. E ku vete, more qén? Nuke di ti sé Shqiperine e ruan Kordhetari Skander? Féruzi u-kthye vetem , sé te tere shoket ja vrane burhat e Shqiperise.

Ne 1449 Murati, mé ushtri te madhe, vate vete ne Shqiperi, dhé qendroj perpara Krojes; po trimat é muntne dhe é debuan. O i mjere Murat, é qysh kuxon te vesh n’ate vent te bekuar, atje tek rine Pérendite! Ne 1451 Murati vdiq dhé hipi ne fron Mehmeti i II i cili mori Stambolhe.

Mbrétet é Evropes u gezuan téper, sé te mos qé burhi Shqipetar, Halhdupet si qena te terbuare kishin per te tméruar te ter Evropen. Po nga keta mbreter as ne s’dergoj ndihmes ne Shqiperi. E ç’é do ndihmesin vendi yne kur ka trimin mbret?

Méhmeti dergoj 50.000 ushtare ne juget’ e Shqiperise. Skandér Begu i mundi é i deboj; ne kete kohe u-hoth n’Itali per te ndihmuar Ferdinandit. Ah o trim! Sa neri i mire jé,sa shpirt te larte ké! Sot pse s’ka njerez si ty ne Shqiperi! éja ne here té na shpetosh dhe tani nga zgjedhjia.

Turqte Sinan pasha, Hysen Beu, Jusuf Beu te tere me ushterira te tmerruara, erthme ne Shqiperi; po u m-untme dhe te turperuar ikne duke vene bishtin ne shalet.

Méhmeti ment terbohesh; ay q’ish mundes i Stambollit e shihte qe s’kish fuqi per trimat e Shqiperise; shume pashe dergoj, po té tere u muntne, dhe nemes te tyre qe Balhabani, i cili kish zene n’a tete trim ate paresise qi patne hye brenda ne radhe t’armiqvet. Keta te tete trima i shpume ne Stambolh dhe i ropne tw ghalhe!

Pa shihni sa te liq jane Turqte!

Balhabani vaté dhé ne here é prape u -munt Mehmeti, q’ish trim i vertet, erdhi ne Shqiperi bashke me Balhabane me 200.000 véta dhe rhethoj Krojén. Skandari qé jashte dhe aqe u ra armiqve sa Mehmeti duke pare trimerin e tij nga frika u hoq dhe la Balhabane mé 100.000 ushteri.

Burh’ i Shqiperise mblodhi me téper akoma ushtare, dhe me n’ane i ra Jakuit vélhait Balhabanit, me n’ane u derth ketija, dhe ata qi qéne ne Kroje, duke dale, Balhabane é vrane e ushtrine ia grine.

Méhmeti prape mé né ushtri te madhe erdhi ne Shqiperi, po ne fie lufte te ghakte afer Durresit humbi me teprem e ushtrise dhe u hoq i tuperuar.

Skander Begu mblodhi paraesine ne Lésh dhe medohej qysh te deboje nga Evropa keta Turqte. Ne kete kohe sa do qe s’qé i plagosur trimi me flet i Shqiperise, ay burh zemerflorinti mendjeflakti, ay qi u perpoq per lirin é memdheut, ay qi mundi 20 here barbaret Turqte, frymn e tij ju shua. E zeza vdekje i erdhi kur s’kish me shume se 63 vjet, ne 1467. pse moj vdékje é shkrete godite ate trimne? Pse s’é lé te kish shpetuar memdhene? Turqte, pas Skandérit, pake nga pake é muarne Shqiperine.

O djémte é Shqipérise! …me ç’faqe munt te dalim pérpara botes, né qi po i heqim zgjidhjen é te hujave ne zverk ! a nuke jemi Shqipetare té bijt e Sknderit? psé rhime si Turqte névé? …néve qe ghite bota na kane per trima, ç’fléme dhé nuke zghohémi?..

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›