Syri vëzhgues i Berlinales vjen në Tiranë
Dy pre-selektorë të Festivalit ndërkombëtar të Berlinit do të jenë prezent gjatë datave 13-17 nëntor
Shqipëria do të jetë në fokusin e vëzhguesve të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit vitin e ardhshëm. Dy pre-selektorë të këtij festivali do të mbërrijnë në Tiranë nga data 13-17 nëntor. “Znj. Anna Hoffman, z. Bernd Buder dhe z. Nikolaj Nikitin, pre-selektorë të Festivalit ndërkombëtar të Berlinit, do të jenë prezent në Tiranë për vizionimin e filmave nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, me qëllim përzgjedhjen për premierë botërore gjatë “Berlinales 2012”, - thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Në këtë takim do të marrin pjesë të ftuar edhe përfaqësuesit e qendrave partnere të Filmit në rajon, të cilët do të jenë prezent më 15 nëntor në takimin që pre-selektorët do të zhvillojnë me kineastë dhe studentë të filmit.