E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Kara-Mahmut Pashe Bazaklhia Shkodrani

Vjét 150 m’par jetonte ni pashe m’émnin Ahmet pashe Shkodrani. Kish djélm ene ni çike: ma t’madhin djémet e thoshin Mahmut, éne çiken Hanko Krajo é eila ish é martunmun me beghun e Kavajes. Ahmet pasha kish ni qahje, Murtes, i cili vithte shum, éne djelmte t’zotnis tija u pshente t’holhat; por Ahmet pasha kish aq bes ke aj, sa nuk vente ore ne t’vjedhunat. Por ni dit Hanko Krajua erdhi nga Kavaja per me pa vlhaznit e vet, éne me ken é mençum me ni reni kuptoj qi qahja vithte éne ksi soj vjhaznit e saja i linte pa t’holla. Kerkoj pra me shku n’shpi t’murtes efenise per me shiku grat; qahja nuk deshi tue than qi teper ishte ky ner, pse kish frik mos nije Hanko Krajua begatin e tija; por zonja aq e shtringoj, sa s’boni dot ndryshe: shkoj pra n’shpi t’vet ene mblodhi ghtiht arin ene erghinin e i pshehu n’ni kamare. T’nesermen, Hanko Krahua shkoi n’shpi t’Murtes éfenise, éne u levdua aq per begatin é vet sa i turponoj grat; éne kur dolhi per me ik qiti éne ca t’holla é ja dha grues Murtes efenise tue than: “meri kto qi t’blesh nonisen se paske ken é fort e vobekun”. M’at her, grat ma s’duruan dot éné i than qi ene ato jan t’pasuna, hapne kamaren e i diftuen aret éné erghinet t’Murtes efenise. Si dolhi anej, Hanko Krajua vkati t’katre vlhazenit éné u boni lutje t’lajn dhunen qi u kish bomun qahja. Tre prej atynve u-hoqn m’n an éné s’bon kurgha; vetmi Mahmuti u hidhnua keq, vkati Murtes efenine éné i preu kryet si t’zogut; masanaj me pas frik pri t’ét, i cili é deshte fort qahjen –mori fushen, iku, éné mas pak kohe vate n’Stamolh. Atje u bo pashe mas ca vjet éné u-çua n’Shqypni si vezir i Shkodres.

N’1770, mé 20.000 Shqyptare u-hoth n’More, éné pushoj t’parat trazime t’Grekve. Mé t’kthymun n’Sqhypni nisi lufta me pashen é Pecit i cili nuk ish Shqyptar por ni Osmanlhi i kéq, ene e muni. Kater vjet ma masanaj, n’1775 leftoj kunré Malziut, por nuk aq mir se nirizit i kish t’pak. Por flaka é vet kunr anmiqve Malzin nuk u shua; éné mas dhet vjet, n’1785 u-hoth n’Malizi, shtiu dermen éné zjermin ne t’katre cipat, éné çua ni ulh t’gakut me cilen vate nyc ké Cetina. Sulhtanit nuk i erdhi mir tue pamun sa u-shtua fuqia e Kara-Mahmut pashe Bazaklhi Shkodranit. Pranej çoj kunre Shkodranit ushteni t’madhe n’fush t’Kosoves; por Mahmut pasha ishte lidhun me Batelin, i cili qé kryetor i Dibranve, éné me Stanice Bosnakun; vkati pra miqt é vet éné t’tre fuqit bashk u derthne kunr Osmanlhive, éné i bon hi. N’ato kohra udhetonte neper Malzi ni fiqal (zabit) i Oshtise (Nemces) mé emen Vukasoviç; Mahmut pasha me ulhn é tij kerkoj ndihm Naltamadhesise Tij Peranorit Oshtrise per mé bo nisen per komin Sqhyptar. Mori perghitje t’mir, éné i thane qi Naltmadhesia e Tij Peranori kish mé pa me sy t’mir perparimin e Shqypnis; pse kur do her, Oshtria (Nemca) ka dashun t’miren e Sqhypnis: kshtu e difton historia.

Si patne ngha kto puna éné masanaj, Mahmut pashe Bazaklhia mblodhi ghith parsin é Gegnis n’Podgoric (e cila tani asht per dhunen ton n’duer t’Shuleve), éné t’ghith bon bé mi Kuran ene mi Unghilh qi t’dbojn anmiqt e ghuhes ene t’kombit tyre. Kara-Zeqi pasha, ni Osmalhi i keq, mrinj n’Shkodr n’krye t’ni ushtnis t’madhe mé 24 pashan Sqhyptare, midis t’cilve ish éné Ali pashe Tepelenasi. Bazaklhia u mylh n’kala t’Shkodres mé 90 burha trima; Pashet Sqhyptyare i nihnin éné i kalhzonin qelhimet é Seresqerit. Mahmut pasha çoj fjal ni dit qi i kish éna t’i falet mretit Osmanlhis, la 60 vjet n’kula, mori 30 me vete éné shkoj ku qinronte ushtnia e Osmanlhinve. Si u afrua éné filhoj kuvenin, me ni shefi qi boni shokve tija u derthn po si drague, grabitnin kanonet (topat) éné i kthyn kunr ushtetarve: me t’mar vesht t’tjeret Sqhyptare, u nés pushka, éné n’pak koh ghith Osmanlihja u –thyen. Mirfilhit nuk dhet ç’u bo por pak koh ma masanaj Mahmut pasha u pajtué me Sulhtanin.

N’1796, filhoj prep ni luft me Malzin; két hére s’é nihu Zoti i Nelt, pse psuan shum Shqyptaret pri Malzinve, éné n’22 t’britmit 1796 do me than ktu é ni qin vjét m’par Kara Mahmut pashe Bazaklhia –Shkodrani u –vra n’katun Oréa Luka n’Malzi.

Zoti i Nélt i falt nrit!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›