Retro/Press: ...Në pandehni se jam i shitur
I dashur Emzot,
E mora postën tuaj. Kam ca dyshime përmi ato që më shkruani dhe do të bëni mirë të m’i çkoqitni e të mos më lini në gabim, veç në pandehni se jam i shitur. Cili është fajtor për atë mbledhje dhe cili na gënjeu neve këtu që dërguam delegatin? Kartën për dhespot e mora dhe u përgjegja, po juve si mik që ju kam do t’ju pyes: “Jeni shigur që klub i Manastirit është marrë vesh me gjithë klubet e tjerë? Nga Korça më shkruajnë të tire dhe nga Elbasani janë të zemëruar për Komisionin e Korçës, i cili kërkoi aqë pak kërkime nga Patriarkana. Kështu do të bëhen dhespot? Para për librën e meshës më janë zotuar 20 lira, po s’i kam marrë. Shëkoni mos është bërë lajthim në postë. Vruhos i thuaj të më dërgojë ato që më ka borç për shpirtin e t’et, ndryshe do t’i dërgoj mallkimin t’inm botërisht.
Juaji përjetë
+Fan S. Noli
Kartë postale e Fan Nolit, drejtuar Athanas Tashkos. Nisur nga Bostoni më 15 Prill 1909 dhe mbërritur në Fayoum më 2 maj 1909. Kartëpostalja me përmasat 8.1 me 13.9 cm, është shkruar me bojë të zezë. Ka një pullë postale të mbishtypur, me vlerën një cent. Pulla e mbivendosur mungon. Kartëpostalja dërgohet në adresën: Athanos Tasco, Grand Hotel Karoun, Fayoum, Upper Egypt.
Boston, Mars15 Prill, 1909
(AQSH, Fondi Thanas Tashko, Dosja 20, Faqe 45.)