Retro/Press: Organizimi i kulturës
Organizimi i Kulturës të fillojë nga vetë mjeti i fitimit të saj, që është Gjuha, dhe nga mjeti që na tregon se “cilët kemi qenë dhe cilët jemi ne”, cili është Historija. Dhe për t’a filluar punën mbi baza të forta e shkencore, domethënë për të bërë një punë positive shkencore nga një anë dhe nga ana tjetër për të mbushur mëndjen e popullit, aty brenda edhe t’intelektualëve skeptikë, duhet që në Tiranë, në këtë qendër të sotme të Shqipërisë, që është dhe burimi i nesërmë i shqiptarisë, të mbledhim të parën Kongres t’Albanallogisë. Një mbledhje 30-40 vetësh, e bërë prej të huajve që janë marrë me gjuhën dhe historinë shqiptare.
Nuk është ndonjë punë e vështirë mbledhja e një kongresi të këtillë. Kongresi mund të mblidhet në muajt e beharit që kemi përpara për një kohë dy a tri javësh. Që t’i arrihet qëllimit duhet me një herë të formohet, nënë mbrojtjen e patronazhin e N.M së tij të Mbretit, një grup nisjator i cili të vijë në kontakt e në marrëveshje me albanollogët si professor Jokli në Vienë ( për degën e gjuhës) e profesor Jorga në Bukuresht (për degën e historisë) dhe të përgatisë programin e punimit të Kongresit të parë t’Albanollogisë që do të mblidhet në Parlament nënë kryesin e nderit të L.M. së Tij Mbretit. Direktivat e mënyrës së punimeve t’onë për studime dhe veperime në fushat e gjuhës e të historisë vetëm një Kongres i tillë mund t’i caktojë. Nga ky inisjativë do të lind një Institut Shqipëtarije me dy dega (gjuhë, histori). Po të ngrihet pastaj, në ndonjë shesh të Tiranës edhe një godinë e vogël, fitojmë një monument Zogismi. Mbishkrimin që do të vihet në krye të facadës së kësaj godine nuk do të mund t’a fshijë e t’a shdukin as kohrat as epokat. Për regjimin Zogist, kjo do të jetë hyrja madhështore në përhershmërinë e merituar të tij.
Organizimi i djalërisë
Organizimi i Djalërisë sot për sot është problem më i ngutshëm dhe më themelor. Vetë mbreti i Math i Shqiptarëve, i cili Djalërinë e ka quajtur “shpresa e Atdheut”, ka çfaqur rast pas rastit se Djalërinë e do të disiplinuar dhe kompakte. Mjerisht në kundërshtim flagrant me këtë dëshirë të lartë të Sovranit, Djalëria Shqiptare nuk është as e disiplinuar, as kompakte e as edhe koherente. Të rint t’onë janë ndarë në grupe të vockëla me vetëhe, krejt të huaj për njëri tjatrin, që formohen “për të kaluar kohën së bashku”, duke u mbledhur në kafenë e duke lajtur birc, shah, pokerm zhol etj... ose duke pirë. Në mes të miseve të këtyre grupeve ekziston një kamaraderi e aqë Tjatër mardhënie morale midis të rinjve, nuk ka. S’i lidh ndërmjet të tyre as një gjë të përbashkët. Lëre solidaritet që s’kanë e s’ka në mes të tyre, por s’kanë as armoni dhe s’kanë, për njeri tjarin as simpathi veprimtare dhe të çfaqur. Të paktën kështu na duket neve. Me fjalë të tjera: Djalëria sot nuk është veçse një turmë të rinjsh, të cilët nuk njohin shpirtin e njëri tjatrit dhe që, prej këtij faktit, janë shumë a pak të huaj për njëri tjatrin, sikur t’ishni banorët e një qyteti të math ndërkombëtar.
Dhe kjo është një fatkeqësi me të vërtetë dobësonjëse për Shtetin e ri t’onë, i cili, duke qenë puna kështu, nuk përfiton dot nga fuqitë e gjalla, si energji, dynamizmë, entusiazmë, mirëbesim etj. ...me të cilat janë pajisur të bëhej në këtë Atdhe t’onë të vogël po të bashkohej e të kanalizohej gjallërija dhe dynamizma djaloshare dhe po të drejtohej, si lumi që ecën drejt pa rreshtur brënda shtratit! Një gjallëri e tillë e lëmë të shkojë kot nëpër kafene…
Djalërija duhet të disiplinohet, pra!
Por, që të mos mbetet puna në një dëshirë zemëre, ne besojmë se duhet që, me një vullnet të fortë, të duam disiplinimin e Djalërisë. Vullneti është veprim, është zbatimi i ideve. Dhe për ta vënë në veprim iden e disiplinimit të Djalërisë, jemi të mendimit se puna t’i ngarkohet njeriut që është në gjendje t’a kryejë këtë punë. Një shëmbëll e kemi: kur shteti iu desh t’i shtetëzojë shkollat, u gjënd më parë njeriu që mund ta bënte më mirë këtë punë.
Ne edhe për organizimin e Djalërisë jemi të mendimit se duhet të mblidhet një Kongres, prej mentarëve e prej të rinjve, i cili të caktojë programin për organizmin dhe drejtimin Djalërisë. Mënyra më e mirë që na duket neve sa për organizimin e Djalërisë është formimin i një shoqërije kulturore, si bije fjala Halk Evleri të Turkisë së re, ku do të nënshkruhen anëtarë të gjithë të rint që do të kenë cilësitë e caktuara në statusin e shoqërisë. Parimet në të cilët do të mbështetimi për të bërë këtë statut do të jenë: dashurija absolute, e thellë dhe e kthjelltë, për Mbretin për Atdhenë; vullneti ynë i çelniktë për punën të vazhduar e sistematike; trimërija shpirtërore për të përballuar çdo vështirësi e për të bërë çdo sakrificë... etj.