E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Deepsystem”, tur në Shqipëri nga Vlora në Tiranë

SHKRUAN: Ilda Lumani 13-02-2011 16:41

Grupi “Deepsystem”, që tronditën sallën e Pallatit të Kongreseve gjatë Festivalit në Radio Televizion, fundvitin që lamë pas në Tiranë, janë rikthyer sërish. Këtë herë, tre djemtë energjik kanë ardhur për një tur të vërtetë. Nuk kishte në fakt si të ndodhte ndryshe, pritja që ju bë atyre më pas në një pub në kryeqytet ishte kartvizita e tyre e suksesit. Të bindur për famën që gëzojnë, këtë herë ata i kanë shtrirë edhe më krahët. Pikërisht dje kanë mbajtur një koncert për rininë e qytetit bregdetar të Vlorës, koncert që është mbështetur nga Bashkia e qytetit Vlorë. E më tej, nga jugu do të shkojnë në veri. Pikërisht do të jenë sot në mbrëmje në Shkodër në pub “Amnesia”. Ndërsa qershia mbi tortë është sigurisht dita e Shën Valentinit, në Tiranë. “Deepsystem” do të jenë ditën e hënë të datës 14 shkurt, të ftuar nga lokali ”Amazing Club” (Përballë Prokurorisë së Krimeve të Rënda te treni, ish-Rio). Një pub që është prej katër javësh super i kërkuar, si lokal shumë i veçantë për Tiranën, mbasi nata ka pasur shumë probleme nga testimet që bëjnë lokalet aktuale dhe nuk japin te klientët atë që kërkojnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›