E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, presion Portugalise per Kosoven

Ambasadori i Rusise ne Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov i ka bere thirrje Portugalise per te mos e njohur pavaresine e Kosoves.

“Nuk shoh arsye qe Portugalia te njohe pavaresine e Kosoves ne kete moment”, deklaroi Chizov ne Bruksel. "Mendoj se do te ishte nje gabim, sikur ishte gabim edhe kur shtetet te tjera e njohen”, shtoi ai.

Burimet jozyrtare te mediave nderkombetare thone se Portugalia eshte ne prag te njohjes se Kosoves dhe madje ky vendim mund te behet i ditur qe te premten.

Portugalia konsiderohet si shteti i vetem i BE-se, i cili nuk ka probleme me pakica brenda territorit te vet qe nuk e ka njohur ende pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›