?Reuters?: Amnistia, taktike politike

?Drafti i propozuar nga kryeministri Berisha për te amnistuar gjobat e bizneseve, taksat e papaguara dhe asetet e padeklaruara nga bizneset është një taktike elektorale qe do t?i japë mbështetje partisë ne pushtet për zgjedhjet elektorale qe do te mbahen me tete maj.? Kështu shkruan agjencia prestigjioze ?Reuters?, ne një analize te gjate, duke iu referuar fjalës se kryeministrit gjate mbledhjes se qeverise ditën e mërkurë. ?Një amnisti e tille fiskale është diskutuar prej dy vjetësh, por kjo politike është parashtruar tani përpara zgjedhjeve lokale ne maj, ne mënyrë qe te përthitë elektorat te ri, sidomos sa i përket pronareve te bizneseve te vogla, ne një shtet qe numëron tre milion banore.? Nisma e amnistisë është kundërshtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas këtij institucioni, një nisme e tille dekurajon biznesin e ndershëm qe ka paguar taksa ne vite. Por nëse ky projekt nuk merr miratimin e opozitës, ajo rrezikon te mbetet një demagogji, pasi aktualisht kodi i procedurës penale nuk amniston evazionin fiskal.
Shpërndaje