E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Ajtyresa Kurre me shqiptaret nuk mund ti besojne Saliut

Ne nje deklarate per shtyp anetarja e kryesise se Partise Socialiste Megi Ajtyresa ka kritikuar kryeministrin e vendit per kandidimin e Lulzim Bashes per kryetar te Bashkise se Tiranes.

Sipas Saliut nje njeri ne kerkim nga drejtesia fillimisht si hajdut e se fundmi edhe si vrases mund te konkurroje ne gare per kryeqytetin. Sipas Saliut nje minister qe iu pergjigj me 4 plumba vdekjeprures protestuesve qe kerkonin punesim e mireqenie tani na paska te drejten te kerkoje edhe votat e kryeqytetasve.


Me tej Ajtyresa ka shtuar se Saliu flet per gjelberim por e ka fajin Saliu dhe askush tjeter qe ne Shqiperi pyjet jane rrafshuar nga sharrat e kryekomunareve demokrate. E ka fajin Saliu per te gjithe ndotjen dhe semundjet vdekjeprurese qe burojne nga fabrikat e cimentos ne pronesi te familjareve Saliut. Dhe mbi te gjitha e ka fajin Saliu qe duke lejuar importin e plehrave po e kthen Shqiperine ne koshin e plehrave te Europes.
Kurre me nuk do e votojne shqiptaret Saliun. Kurre me nuk mund ti besojne shqiptaret ketij njeriu qe ben ekzaktesisht te kunderten e asaj qe premton.


Anetarja e kryesise se PS-se shprehu bindjen se ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret do i japin atij nje mesazh te qarte Kurre me vote per Saliun. Kurre me vote per Salinjte e tjere. Ka vetem nje rruge per ti rikthyer shpresen shqiptareve e per ta nxjerre Shqiperine nga kriza Partia Socialiste.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›