E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tirana e tejndotur, do ndryshohet nga kryetari i ri

Kryeministri Berisha deklaroi sot se mjedisi, veçanërisht ai në Tiranën e tejndotur, do të jetë një nga pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë, që foli pas një takimi me shoqatat e mjedisit, tha se mjedisi në kryeqytetin e vendit është lënë në mëshirën e fatit nga pushteti aktual vendor, por gjithcka pritet të ndryshojë me zgjedhjen e kryetarit të ri.

Berisha komentoi dhe regjistrimin e PS në zgjedhjet lokale duke u shprehur se përmbushi detyrimin kushtetues.
 

Gjithashtu Berisha ka pohuar se Partia Demokratike gjatë fushatës së saj elektorale për zgjedhjet lokale, do të përqendrohet në problematikat e çdo qyteti.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›