E Diel, 1 Nëntor 2026

Reuters pasqyron fushatën elektorale në Shqipëri

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Tiranës të premten për të mbështetur liderët e tyre të preferuar politikë, që i dhanë fund fushatës zyrtare elektorale me mitingjet festive, ndërsa në 8 maj zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale. Kështu nis materiali i agjensisë së lajmeve Retuers, adresuar përfundimit të fushatës zgjedhore në vendin tonë.

Partia Socialiste- shkruan Reuters, refuzoi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve në 2009, të cilat i dhanë kryeminsitrit Sali Berisha, një mandat të dytë katërvjeçar. Lideri demokrat Berisha, dhe kryesocialisti Edi Rama janë përfshirë në një betejë të ashpër politike që pas zgjedhjeve të fundit të qershorit 2009.

Ish ministri i brendshëm Lulzim Basha, shkruan Reuters, është kandidati i Partisë Demokratike për të drejtuar bashkinë e Tiranës. "Sot është koha të ndalim konfliktet dhe mosmarrëveshjet një herë e përgjithmonë. Është koha të nisim punën dhe të rendisim qytetarët të parë- citon Reuters kandidatin e së djathtës, Lulzim Bashën.
 

Zgjedhjet e së dielës shihen si një test i parë për mbështetjen politike që pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-ës, ku ngërci politik dhe kaosi i krijuar në vend, ngadalësuan progresin për një ndër objektivat më të rëndësishëm të Shqipërisë, anëtarësimi në Bashkimin Europian. Në nëntor, Bashkimi Europian refuzoi aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat- saktëson Reuters, ndërsa vijon më tej të thotë se objektivi kryesor për PS dhe PD, është të sigurojnë fitoren në kryeqytet, bashkia e të cilit drejtohet prej tre mandatesh radhazi nga lideri opozitar Edi Rama.
 

"Ne jemi të angazhuar se do të heqim taksat e vendosura nga qeveria për bizneset e vogla –citon Reuters Edi Ramën, duke u premtuar përkrahësve të tij.
 

Ndërkaq Fatos Lubonja, një analist politike nga Tirana, mendon se partitë politike shqiptare janë më pak të shqetësuara për procesin sesa për rezultatet. "Ka shumë probleme dhe kam frikë se do të ketë edhe më tepër – thotë Lubonja i cili shton se arritja e qëllimit me çdo lloj mjeti për politikanët shqiptarë, ka çuar në një sërë parregullsish apo mungesë të standarteve.
 

Fushata elektorale është shoqëruar nga incidente të dhunshme përfshirë shpërthime, të shtnëa, plagosje dhe përleshje ndërmjet përkrahësve të rivalëve politike- përfundon Retuers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›