E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ndalon listat e veçanta të PS-së

Miratohet me 4 vota pro dhe 2 kundër akti i cili ndalon përdorimin në ambientet e komisionit të qendrave të votimit të mjeteve apo materialeve që sipas KQZ, nuk i lejon kodi zgjedhor midis të cilave edhe listat paralele. Vendimi i komisionit shkaktoi debate pasi sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste kjo ndërhyrje në akt vetëm një ditë para zgjedhjeve nuk është korrekte dhe ligjore.
Kreu i komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani deklaroi se ky akt është i rëndësishëm pasi do të parandalojë çdo rrezik për votën e lirë e çdo incident.
Debate në komision shkaktoi edhe denoncimi i përfaqësuesit të LSI-së Ylli Manjani sipas të cilit përfaqësues të PS-së po tentojnë të manipulojnë në emër të kësaj partie si dhe janë marrë masa që të bllokohet procesi në disa njësi.
Në kundërpërgjigje përfaqësuesi i PS Eridian Salianji u shpreh se të gjitha këto janë fjalë dhe janë të pavërteta .
Sipas projekt vendimit, "gjatë procesit të votimit, anëtarët e QV-ve, në asnjë rast nuk mund të përdorin materiale si fletë votimi, procesverbale votimi, lista të zgjedhësvetë cilat nuk janë sipas nenit 100 të Kodit Zgjedhor".
Gjithashtu, me anë të këtij akti, i cili hyn në fuqi menjëherë bëhet e ditur se gjatë procesit të votimit nuk lejohet të përdoren pajisje regjistruese audiovideo, apo mjete të tjera që të regjistrojnë zgjedhësit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›