E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revansh – gati lista për largimet nga administrata, nëse Rama merr pushtetin

23-06-2013 / Gazeta 55

Zbardhet skema e PS, zbardhet letra e degës së Korçës

Edi Rama është vënë në presion nga degët e Partisë Socialiste në rrethe, që në rast fitoreje të ndërmarrë masa për të shkarkuar në mënyrë masive të gjithë punonjësit me bindje politike jo të majta. Mediat kanë kapur një letërkëmbim të kryetarit të Partisë Socialiste dega Korçë drejtuar Edi Ramës, në të cilën shkruan “Bashkëlidhur po ju dërgojmë listën e plotë, të administratës në rrethin e Korçës. Lista e plotë dhe e siguruar, nga disa prej të paktëve socialistë, që kanë mbetur në administratë, por edhe këta, nuk deklarohen – diku, hiqen dhe si mbështetës së PD”, fillon paragrafi i parë i letrës së kryetarit A. Verushi. Më pas, letra vijon, “I nderuar Edi Rama, kërkojmë nga ana juaj, largimin e gjithë kësaj administrate pa përjashtim. Ne po ju çojmë tek Ju, me besimin se, ardhja e PS në pushtet, do të bëjë të mundur, heqjen e të gjithë, duke mos pranuar asnjë ndërhyrje,  duke mos parë  asnjë kriter profesional, duke mos pranuar asnjë vlerësim, jo objektiv, që do të vinte nga njerëz që ndërrojnë flamuj, sa herë cenohet interesi I tyre”, thuhet në letrën që kreu I PS në Korçë, Verushi i drejton Edi Ramës. Më të tej, letra përfundon në, “Me besimin e plotë tek Ju, kjo reformë do të bënte të mundur, për militantët e PS, të cilët këto tetë vite, janë hequr apo pushuar, nga njerëzit e Berishës. Dhe kërkojmë që të gjithë drejtorët e Korçës të çohen në ndjekje penale”.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›