E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voto të vërtetën, Berishën

23-06-2013 / L. Lita

S’ka dilema këtë 23 qershor. Në listën e votimit ka vetëm një politikan që garanton lidership për shqiptarët, që paraqet një projekt ambicioz për investime, uljen e papunësisë dhe përshpejtim të integrimit në BE. Në fletë-votim është alternativa e zhvillimit të vërtetë, alternativa e Berishës. Përballë ka veç fotokopje të zbehta, të cilat kanë të vërtetë veç pandershmërinë dhe etjen për pasurim

Të thuash të vërtetën është e thjeshtë. Në 1460 ditë të mandatit të tij të mandatit të dytë, Sali Berisha, kryeministri i vendit, ka qenë çdo ditë në punë, pa munguar asnjë ditë, duke punuar efektivisht më shumë se 16 orë për të realizuar premtimet e një vendi të zhvilluar, ku qytetarët e tij, lëvizin të lirë në BE dhe janë të mbrojtur ndaj çdo kërcënimi nga aleanca ushtarake më e madhe në histori. Për këtë arsye, kryeministri Sali Berisha shkon ditën e sotme të votojë me një kënaqësi të kuptueshme. I sigurt në një fitore sepse mandati i tij katër vjeçar ka një bilanc, që të thuash pozitiv është pak, krahasuar me vendet fqinje, si Italia apo Greqia, që kanë ndërruar disa herë kryeministra për shkak të hyrjes në krizë të thellë.
Përkundër kësaj, ekonomia reale e vendit nuk ra kurrë në recension. Kjo për shkak të reformave të ndërmarra nga qeveria Berisha në kulmin e rritjes së saj ekonomike e fiskale në mandatin e parë për vendosjen e taksës së sheshtë 10 % dhe liberalizimin e tregut, duke pasur në fokus boshtin e infrastrukturës dhe energjisë. Sipas të gjithë indikatorëve dhe raportimeve të ndërkombëtarëve (Banka Botërore, FMN) ekonomia shqiptare ka pasur dhe do të ketë rritje.
Gjatë mandatin të dytë, kryeministri Berisha dhe qeveria e tij kanë kryer një sërë reformash si: uljen e kostove të biznesit, eliminimin e procedurave administrative që ngadalësojnë zhvillimin e biznesit, financimin e projekteve madhore infrastrukturore, si p.sh. shtrimin dhe rindërtimin e 11.000 km rrugë, përdorimin e burimeve të reja energjetike me ndërtimin e 400 hidrocentraleve, si dhe investimin në 1.300 shkolla të reja për një arsim sa më cilësor që u garanton të rinjve njohuritë dhe aftësitë për të konkurruar me sukses në tregun shqiptar, europian dhe atë global.
Këto projekte jo vetëm që kanë krijuar një klimë miqësore ndaj biznesit dhe krijimit të vendeve të reja të punës, por edhe kanë punësuar njerëz që në hapat e para të realizimit të tyre. Që nga viti 2009, sipas Institutit të Statistikave, qeveria e kryeministrit Berisha ka mundësuar krijimin e 200 mijë vendeve të reja pune, duke u fokusuar në përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimin e infrastrukturës, tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksporteve, përmirësimin e arsimit, si edhe fuqizimin e sektorëve të turizmit, bujqësisë, energjetikës, industrive përpunuese, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Megjithatë, thjesht rritja e numrit të vendeve të punës nuk mjafton, pasi të ardhurat duhet gjithashtu të rriten. Për këtë arsye, Qeveria Berisha ka rritur rrogën mesatare, ka dyfishuar rrogat e mësuesve, infermierëve, doktorëve, si dhe ka dyfishuar pjesën më të madhe të pensioneve. Reformat e ndërmarra nga Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha e kanë anëtarësuar vendin në aleancën më të madhe ushtarake të historisë, NATO, dhe sjellë vendin më pranë BE-së me liberalizimin e  vizave duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën “Shengen”.  Dhe sot Shqipëria pret  të marrë Statusit të vendit kandidat në BE, pasi më në fund opozita i votoi tre ligjet e kërkuara nga BE-ja, dhe marrja e Statusit do të krijojë me dhjetëra-mijëra vende të reja pune me financimet e projekteve në Bujqësi dhe blegtori, si dhe do të sjellë më shumë mirëqenie për të gjithë shqiptarët.
Kuptohet vetiu, miratimi i reformave dhe arritjeve të qeverisë Berisha janë parë në pjesëmarrjen në votime, që si kurrë më parë, kanë mbushur sheshet e vendit me qytetarë të ndërgjegjshëm dhe mirënjohës. Tetë vite më parë, krimi, korrupsioni, rrogat dhe pensionet ishin për faqe të zezë. Në ditët e sotme, banda kriminale janë në burgje, korrupsioni është ulur në krahasim me qeveritë socialist, ndërsa pensionet dhe rrogat janë rritur çdo vit. Mundësitë për të hapur një biznes janë shumë më të mëdha. Alternativa e modelit të djathtë është shumë e rrezikshme, është rikthimi i së kaluarës, me pinjollët nomenklaturës komuniste që janë shartuar me afaristë të paskrupullt. Është  modeli o Edi Ramës  që në një vit, 270 ditë nuk del në punë, modeli që shan e shpif çdo ditë, që fyen mësuesit, mjekët, infermierët, që juve këtu në shesh ju quan robër, policët banditë dhe për Shqipërinë ka përdorur fjalët më të turpshme që mund të përdorë njeri. Është qesharake të mohohet realiteti. Lëvizja e lirë pa viza nuk është e gënjeshtërt, NATO-ja nuk është natë, rrugët janë reale, fermat vlejnë në prodhim, shtëpitë e reja që ndërtoni nuk janë kasolle.
Sidoqoftë çdo qytetar që shkon të votojë sot e ka të qartë për këtë do të votojë. Ne të gjithë së bashku të votojmë projektin e kryeministrit Sali Berisha  për mirëqenien më të madhe për çdo qytetar shqiptar; të votojmë për rritjen e rrogës mesatare dhe rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë, të rrogës minimale në 350 dollarë, për rritjen e pensionit minimal në fshat e qytet në 150 dollarë, për rritjen me 50 përqind të ndihmës ekonomike, për dyfishimin e pagesës së papunësisë. Të votojmë sëbashku projektin e Shqipëria e zhvilluar që do të krijojë gjatë katër viteve, të 250 mijë vendeve të punës në Pukë e mbarë Shqipërinë; votojmë për dyfishimin e turizmit dhe krijimin e vendeve të punës, dyfishimin e bizneseve, për trefishimin e granteve për fermerët fermerët shqiptarë; votojmë për shndërrimin e pasurive natyrore, mineraleve dhe ujërave në vlera për qytetarët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›