E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista Globe: Hillary Clinton është lesbike?

SHBA- Revista Globe guxon, deklaron se ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton është lesbike.

Revista i referohet një videoje, ku zonja Clinton shihet në një pishinë me një femër tjetër, por edhe pse videoja bëhet publike, kjo revistë vë në dyshim vërtetësinë e saj. 

Sipas Globe, video po qarkullon kohët e fundit dhe ka për qëllim që të denigrojë personalitetin e Clinton pasi supozohet që ajo do të kandidojë presidente në zgjedhjet e 2016. 

“Këto thashetheme për seks bëhen për t’i zbehur asaj kandidaturën presidenciale”, tha një burim. 

Në të njëjtën kohë thuhet se Hillary po bën gjithcka që të kthehet në formën e saj sa më të mirë shëndetësore. 

Ish Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit thuhet se është takuar me gurunë e dietave Dr. Mark Hyman, për të qënë në formë për zgjedhjet presidenciale.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›