BSH: Bien çmimet e banesave, kërkesa e dobët
Çmimet e apartamenteve kanë pësuar rënie në të gjithë vendin, por kjo nuk ka ndikuar që shitjet e tyre të rriten. Konstatimi është bërë nga Banka e Shqipërisë në raportin e fundit te politikes monetare.
Ekspertet e Bankës vlerësojnë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, çmimet e banesave u tkurren me 12.7%. kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ecuri të ngjashme regjistroi edhe indeksi i qirave, që shënoi një rënie vjetore prej 8.3%.
Banka e Shqipërisë vlerëson se ecuria e çmimeve të banesave ka reflektuar kryesisht një kërkesë të plogësht konsumatore dhe performancë të dobët të kredisë për banesa. Megjithatë, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, standardet për kredinë hipotekare janë lehtësuar gjatë dy tremujorëve të parë te këtij viti dhe kërkesa e individëve për kredi për blerje banese është rritur pak. Ekspertet e bankës qendrore arrijnë në konkluzionin ky zhvillim i ndërthurur me pritjet për një rigjallërim të ofertës, si pasoje e përmirësimit te besimit në sektorin e ndërtimit dhe rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, do të përcaktojnë lëvizjen e çmimeve në periudhën në vijim.
Por pavarësisht pritshmërive pozitive, sektori i ndërtimit mbetet i mbërthyer nga kriza. Shitjet kanë pësuar rënie dhe nuk u rigjallëruan as kësaj vere, me kthimin e emigrantëve. Një tjetër faktor që ka përkeqësuar situatën në këtë sektor janë borxhet e pashlyera të qeverisë ndaj kompanive të ndërtimit që kanë kryer punë publike, faturë që sipas Kontrollit të Larte të Shtetit arrin në rreth 400 milionë euro.
(News24/BalkanWeb)