E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti rikthehet te fitorja, fiton 2-0 me Hull

Pas humbjes së një jave më parë në Kardif, Mançester Siti është rikthyer me fitore në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Pelegrini ka mundur Hull Sitin me rezultatin e pastër 2-0. Qytetarët e Mançesterit kanë vuajtur në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65-të zhbllokon rezultatin Negredo. Në fundin e ndeshjes ka zgjidhur gjithça Ture, duke shënuar golin e dytë, për të mos i lënë në ankth tifozët në minutat shtesë të takimit. Pas tre javëve, Siti ka grumbulluar 6 pikë. Kujtojmë që Mançester Sitit i ka rënë një grup shumë i fortë në Ligën e Kampioneve, pasi do të ndeshet me Bajernin, CSKA dhe Pëlzen. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›