Vlore hidhet ne ere me tritol nje makine plagoset biznesmeni Bashkim Brahimaj
Një makinë ka shpërthyer në rrugën ‘Transballkanike’, të qytetit të Vlorës ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.
Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz ML” me targë AA663FB ka shpërthyer në flakë e tym.
Policia në vendngjarje hodhi dyshimet se shpërthimi është realizuar me dinamit.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit Bashkim Brahimaj nga Babica e vlores, i njohur si biznesmen ndertimi. Ai eshtë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.