E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre plumbat e 21 janarit gjenden brenda zyres se UNHCR-se

TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit qe po punon per zbardhjen e autoreve te vrasjes se tre demonstruesve dhe plagosjes se shtate te tjereve diten e 21 janarit ka sekuestruar edhe kater predha te tjera plumbi ne ndertesat perballe portes se kryeministrise.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes te cilet saktesuan se tashme ata predha jane derguar ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore per ekspertim balistik dhe krahasues. Sipas ketyre te dhenave mesohet se tre predha plumbi jane gjetur dhe sekuestruar ne muret e brendshme te zyrave te katit te dyte te nderteses ku ndodhet personeli i Organizates se Kombeve te Bashkuara per Refugjatet e UNHCR-se ne Tirane.


Predhat e plumbave jane gjetur ne muret e brendshme te zyres se nderteses ku ndodhen punonjesit e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Refugjatet e UNHCR-se dhe me pas jane administruar si prova materiale.


Diten e demonstrates se 21 janarit predhat kane thyer xhamat dhe kane hyre brenda zyrave te katit te dyte ku ndodhet stafi i UNHCR-se ne Shqiperi. Per fat te mire plumbat nuk kishin qelluar ndonje punonjes edhe pse ata ndodheshin ne detyre. Te tre predhat ishin ne afersi me njera-tjetren me nje lartesi nga dyshemeja prej rreth 1.75 cm-thuhet nga prokuroria.


Sipas ketyre burimeve nga konstatimi me sy i vendit ku jane ngulur predhat duket qarte qe kane ardhur nga oborri i nderteses se kryeministrise pasi godina e UNHCR-se ndodhet ne fund te rrugices mes Gjykates Kushtetuese dhe dy kullave binjake thene ndryshe perballe portes se kryeministrise.


Te tre keto predha jane administruar me cilesine e proves materiale dhe ne ditet ne vazhdim sipas akuzes do ti nenshtrohen ekspertimit balistik dhe krahasues me gezhojat e gjetura ne oborrin e kryeministrise dhe armet e gardisteve.


Gjithashtu keto burime saktesuan se hetuesit pervec ketyre tre predhave qe tashme i kane sekuestruar kane gjetur fiksuar dhe administruar edhe nje predhe tjeter qe ishte ngulur ne pishen ne cep te kullave binjake buze rrugices mes kullave dhe Gjykates Kushtetuese.


Predha e plumbit ishte ngulur ne degen e pishes dhe ndodhej ne nje lartesi rreth 2 metra nga toka. Dega ku ndodhej plumbi eshte prere dhe derguar per ekspertim ne laboratorin e Policise Shkencore-thane burimet e Shekullit.


Sipas keqyrjes dhe pershkrimit te vendit ku ndodhej plumbi konstatohet se drejtimi i ardhjes eshte nga oborri i kryeministrise cka forcon me shume dyshimet e prokurorise se te shtenat ne drejtim te turmes jane bere nga gardistet qe ndodheshin brenda rrethimi te kryeministrise. Shume prane kesaj pishe nga konstatimi i gjurmeve te gjakut eshte qelluar dhe vrare fieraku Faik Myrtaj dhe jane plagosur me arme zjarri po brenda perimetrit te afert te kesaj zone tre persona te tjere-thane burimet.


Sipas ketyre te dhenave prokuroria ka forcuar bindjen se gardistet qe ndodheshin brenda ambienteve te kryeministrise nuk kane qelluar vetem ne ajer por edhe ne drejtim te turmes se demonstruesve qe ndodheshin jashte rrethimit.


Po keto burime konfirmuan se gjate javes se ardhshme pritet mbarimi i disa akt-ekspertimeve balistike e krahasuese te armeve me predhat e plumbave dhe gezhojat e sekuestruara brenda rrethimit te kryeministrise nga ku ne pamje filmike te televizioneve te ndryshme duken qarte qe gardistet qellojne me arme zjarri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›