E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion në kombëtaren e Francës

Laurent Blanc ka nisur revolucionin ne kombëtaren e Frances pas deshtimit ne Boterorin 2010, duke lene jashte pjesen me te madhe te lojtareve qe luajten ne kompeticionin me te madh te futbollit. Trajneri, i cili zvendesoi ne pankinen franceze Raymond Domenech, per miqësoren kunder Norvegjise ka grumbulluar 13 lojtare te rinj, perfshire edhe sulmuesin e Realit te Madridit Karim Benzema, i cili vazhdon te jete nen hetim per skandalin seksual ku eshte i perfshire pashke me futbollistin e Bajernit te Mynihut Frank Ribery.

Ky i fundit nuk eshte grumbulluar nga Blanc, i cili ka sqaruar se vendimi i tij nuk ka te beje me hetimet. Kjo gje përforcohet edhe me therritjen e Benzema, ne kundërshtim me deshiren e ministres se sporteve ne France Roselyne Bachelot, e cila kishte thene se ai dhe Ribery nuk mund te perfaqesojne vendin e tyre derisa jane nen hetim.

"Une pranova te behm trajneri i kombëtares per te arritur nje objektiv dhe shpreso ta realizoj kete. Nuk mund te penalizojme veten tone vetem se kërkohet nje ndeshkim per nje episod dramatik qe nuk eshte sqaruar ende”, ka bere te ditur Blanc, i cili per ndeshjen e pare si trajner i Frances ka preferuar emra te rinj. Pikerisht Benzema dhe shoku i tij te Reali i Madridit, mesfushori Lasana Diarra jane lojtaret qe kane me shume eksperience me skuadren franceze, me 27 ndeshje secili, ndersa ka lojtare qe veshin per here te pare fanellen e kombëtares.

Futbolliste si Samir Nasri, Filip Mexes dhe Jeremy Menez qe nuk preferoheshin nga Domenech, jane grumbulluar nga Lorent Blanc, qe gjithsesi eshte shprehur se do te kete ende ndryshime deri ne nisjen e eliminitaroreve te Euro 2012, ku Franca do te luaje ne te njëjtin grup me Shqiperine, Rumanine, Bosnje Herzegovinen, Bjellorusine dhe Luksemburgun.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›