E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon mallkimi për Rikardo Kaka

Transferimi i Rikardo Kaka te Reali i Madridit eshte kthyer ne nje makth te vertete per futbollistin brazilian, i cili pas sezonit te pare te dobet i eshte nenshtruar nje operacioni qe do ta mbaje per rreth kater muaj larg fushave te lojes. Kaka u operua ne gjurin e majte ne nje klinike ne Antëerp te Belgjikes, ndersa rikuperimi i tij kërkon nje periudhe relativisht te gjate dhe mesfushori mund te luaje vetem vitin e ardhshem. Lajmi eshte bere i ditur nga profesori Marc Martens i cili ishte dhe mjeku qe mori persiper operacionin ndaj futbollistit brazilian.

"Ne i pastruam meniskun e demtuar. Operacioni ishte i suksesshem, por ai ka nevoje per rreth kater muaj per te qene ne gjendje te luaje. Gjithsesi une jam i bindur qe pas rikuperimit ai do te jete 100% i afte per te luajtur. Ky operacion ishte mese i nevojshem, pasi ne te kunderten Rikardo Kaka do te rrezikonte te gjithe karriedren e tij”, ka thene doktor Martens.

Megjithate periudha e gjate e rikuperimit rrezikon seriozisht edhe vendin e brazilianit te reali i Madridit. Ai u transferua ne kampionatin spanjoll vitin e shkuart nga Milani, por kjo aventure nuk ka rezultuar aspak e suksesshme per Rikardo Kaka. Madje, shume media boterore e kane cilësuar si nje mallkim transferimin e tij te Reali i Madridit, duke e krahasuar ate me kaliminin e Andriy Shevcenko nga Milani te Chelsea, ku nisi dhe zbritja ne karrieren sportive e sulmuesit ukrainas.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›