Revolucion ose vdekje 87 vitet e Fidel Kastros
Djali i dy pronarëve të pasur tokash, Fidel Kastro u detyrua nga problemet shëndetësore të dorëzojë në duart e vëllait të tij Raul pushtetin në vitin 2006. ky i fundit ka detyrën për të kryer një revolucion të ëmbël drejt ekonomisë së tregut, pas asaj që në vitin 1959 pa Fidel Kastron dhe Che Guevara të rrëzonin qeverinë filoamerikane të Batistës.
Fidel Kastro mbush 87 vjec, i mbyllur në rezidencën e tij në Havanë ku deri një vit më parë shkruante editoriale për të përditshme shtetërore dhe ku ende sot e kësaj dite pret krerë të ndryshëm shteti.
Të vetmet ceremoni të parashikuara janë një koncert në parkun publik të qytetit dhe prezantimi i dy librave që i dedikohen atij.
Pavarësisht se pushteti i është transferuar prej shtatë vjetësh me të drejta të plota vëllait të tij Raul, gjendja e tij shëndetësore përbën ende një sekret shtetëror.
Shfaqja e fundit publike e tij ishte në 9 prill të këtij viti.
Prej 7 vitesh, Fidel Kastro nuk bën më asnjë koment për cështjet e brendshme të vendit dhe pse në pranverë ai u rizgjodh deputet i parlamentit të Havanës. Një heshtje kjo që sipas analistëve ndërkombëtarë përbën një sinjal të legjitimitetit politik të reformave të para të ndërmarra nga vëllai i tij Raul.