Shpetohen 200 emigrante ne Ngushticen e Gjibraltarit

Vetëm në tri ditët e fundit rreth 200 emigrantë janë shpëtuar në Ngushticën e Gjibraltarit. Emigrantët udhëtuan nga brigjet afrikane me disa varka të vogla me shpresën për të arritur në Spanjë. Pavarësisht erërave të forta dhe detit me dallgë, javën e kaluar është shtuar numri i atyre që përpiqen të gjejnë shpëtimin larg atdheut të tyre.